Futboll Kategoria Superiore Sport

GAFAT NË MERKATON E VERËS/ Tirana plan për spastrime, ja plani i klubit

Tirana mendon spastrimet. Me largimin e Kostandin Kariqit, duket se te Tirana kanë bërë disa ndryshime në filozofi. Edhe pse janë marrë shumë futbollistë nga merkatoja e qershor-korrikut, duket se te Tirana janë duke menduar shumë për grupin.

Me largimin e Kostandin Kariqit, duket se gjërat kanë ndryshuar në ekip dhe drejtuesit janë duke menduar edhe për lëvizje të tjera, gjithmonë nëse lojtarë të caktuar nuk u mbushin mendjen si trajnerit dhe drejtuesve deri në fund të përgatitjeve që po zhvillohen në Ohër. Është e sigurt që do të ketë ndonjë largim.

SHKAKU

Çështja “Kariqi” duket se u ka hapur sytë bardhebluve. Situata së pari ofron shumë lojtarë të lirë në treg dhe ky është një plus i madh, pasi mund të afrohen lojtarë shumë cilësorë. Në këto kushte Tirana ka luksin që të afrojë futbollistë më të mirë se ata që ka organikë dhe me pak para, pasi shumë lojtarë janë pa skuadër duke llogaritur që pesë klube janë në ajër.

MERKATO

Një tjetër lajm zbulohet nga bardheblutë. Me të gjitha gjasat, merkato nuk do të ketë më këto ditë. Skuadra do të kthehet një herë në kryeqytet dhe më pas klubi do të nisë një plan të ri afrimesh lojtarësh për sezonin e ri të bardhebluve. Tirana për momentin mendon se është plotësuar.

Gjithsesi, skuadra i ka besuar më shumë merkatos nga mesfusha e lart. Edhe pse Ardian Mema mendon që skuadra është e plotë, duhet të mendojë për mbrojtjen. Duhen lojtarë, të cilët do të zëvendësojnë boshtin e prishur të skuadrës së sezonit të shkuar. Nuk është e thjeshtë, pasi edhe nëse nuk firmos Majkëll Ngo, mund të themi se Tirana duhet bërë nga fillimi.

Në fillim të kampionatit pritet të zbulohet edhe fytyra e vërtetë e kësaj skuadre. Kujtojmë që shtatë lojtarë ka larguar deri më sot ekipi i Tiranës. Gjithsesi, bardheblutë do të largojnë lojtarë të tjerë në fund të fazës përgatitore që zhvillohet në Ohër. Tirana ka dhjetë sezone që nuk arrin të fitojë dot titullin kampion. Që prej 2009-ës, bardheblutë nuk e kanë çuar në 25 numrin e titujve të fituar.

Viti 2020 është vit jubile për bardheblutë, pasi kemi të bëjmë me 100- vjetorin e krijimit të klubit. Kryeqytetasit do të tentojnë ta festojnë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë 100- vjetor, duke kërkuar të dalin kampionë. Gjithsesi, për të qenë në krye të Superiores, duhet me të vërtetë shumë punë, e cila deri më sot nuk ka munguar te bardheblutë. Deri tani shtatë futbollistë të rinj ka afruar ekipi i Tiranës në merkaton e verës. Ata janë Bakaj, Qirko, Osmani Dunga, Torasa, Kale dhe Batha.

Related posts

Leonardo e përgënjeshtroi, por mediat italiane e çojnë Conten te Milani…

Isa.Autor

E FRIKSHME/ Motoristi fluturon në AJËR, ja çfarë ndodh me fatin e tij (VIDEO)

Isa.Autor

Premier League/ Revolucion për trajnerët në pankinë

Isa.Autor

Leave a Comment