Futboll Sport

GJILANI TRIUMFON NË MIQËSORE/ Debuton me gol sulmuesi i Superiores…

Në ditën e sotme, Gjilani dhe Renova kishin organizuar një miqësore në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik. Në fund, ishin gjilanasit ata që triumfuan me rezultatin 3-2 falë një goli në minutat e fundit të ndeshjes.

Sakaq, për skuadrën e Gjilanit ka debutuar në takimin e sotëm edhe ish-sulmuesi i Teutës, Tomisllav Bushiç. Kroati vetëm para pak ditësh ndau rrugët me ekipin durrsak, ndërsa do të provojë një eksperiencë të re në Superligën e Kosovës. Ndërkohë, për Bushiç ishte një debutim me fat, teksa 33-vjeçari ia doli të gjente rrugën e rrjetës.

Kujtojmë, se Gjilani ka bërë kryesisht një merkato të përqendruar te Kategoria Superiore, teksa përveç Bushiç, është afruar edhe Gerhard Progni po nga klubi i Teutës. Ndërkohë, me gjilanasit kanë firmosur edhe portieri Ruçi, mbrojtësit Xhekson dhe Rapa, të tre të transferuar nga Luftëtari. Ndërkohë, pjesë e Gjilanit për sezonin e ri do të jetë edhe ish-sulmuesi i Tiranës, Bedri Greca.

Related posts

KONFIRMON SUPER DUELIN/ Boksieri Joshua: S’kam asnjë dyshim, gati të përballem me Fury vitin tjetër

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Holanda “shkatërron” Turqinë me goleadë, Depay shkëlqen me tripletë

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Kukësi, Starton sfida në Kurbin. Skudrat në luftë për trepikëshin

Delo.autor

Leave a Comment