Futboll Sport

GARA PËR “TOPIN E ARTË”/ Van Dijk favorit, lë pas “Pleshtin”. Ja statistikat

Eliminimi i Argjentinës nga Kupa e Amerikës mes polemikave për gjykimin e diskutueshëm ndaj Brazilit, do të  japë me të gjitha gjasat efekt edhe në dhënien e çmimeve individuale.

Gara për Topin e Artë e cila dukej një sprint dyshe mes Lionel mesit dhe Virxhil Van Dijk, tani ka favorit këtë të fundit në kuotat e shpërndara.

Nga një koeficent 1.9 që kishte para sfidës në Kupën e Amerikës, Lionel Mesi tani ka rrëshqitur në vendin e dytë. Më i vlerësuari aktualisht është mbrojtësi i Liverpulit, Virxhil  Van Dajk. Autor i një sezoni fantastik me fanelën e reds që kulmoi me suksesin në Ligën e kampioneve, futbollisti që është kthyer në një digë të pakalueshme tani është favorit.

Van dijk duhet ende të zhvillojë 3 finale të tjera këtë vit, me Superkupën e Europës ndaj Çelsit dhe botërorin e klubeve si synimet kryesore. por edhe pa këto trofe, holandezi mbetet në majën e preferencave. Kanavaro ishte mbrojtësi i fundit që fitoi Topin e Artë, por tani me lojën në fushë Van Dijk do ta rikthejë vlerësimin individual në këtë rol.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Conte është i shtangur: vrapon të përqafojë një nga lojtarët e tij, por ai e injoron (VIDEO)

Delo.autor

Eros Grezda e nis nga stoli në fitoren e Rangers, ja ARSYEJA pse nuk ishte TITULLAR…

Isa.Autor

NËNA SHQIPTARE DHE BABAI SERB/ Talenti i Monakos zgjedh kombëtaren: Ndihem me gjak…

Delo.autor

Leave a Comment