Futboll Sport

TAKIMI VENDIMTAR/ Chiellini takohet sot me Juven për të arritur një marrëveshje, Real Madrid pret në horizont

Një korriku, shënoi dhe përfundimin e aventurës së Giorgio Chiellini-t me Juventusit.Qendërmbrojtësi veteran aktualisht është një lojtar i lirë dhe mund të negociojë lirisht me çdo ekip.

Mediat italiane shkruajnë se ditën e sotme, do të diskutohet mes “Zonjës së Vjetër” dhe lojtarit nëse palët do të “martohen” për të paktën edhe 1 sezon tjetër. Gjasat janë që të ndodhë kështu, por kujdes! Real Madrid është në horizont dhe ndjek me kujdes situatën e mbrojtësit.

Pas largimit të Sergio Ramos në Paris, e Varane me një këmbë në Manchester, boshllëku i krijuar mund të mbushet me italianin.

Ancheloti e njeh nga afër lojtarin dhe do e priste krahëhapur në “Satiago”.

Ndërkohë, madrilenët, nëse siguronin shërbimet e 37-vjeçarit do të hidheshin në sulm edhe për një mbrojtës tjetër, për të kompletuar repartin e prapavijës.

Related posts

PËRFITON NGA GABIMI I PORTIERIT/ Firmino dyfishon rezultatin ndaj Portos me portën bosh (VIDEO)

Delo.autor

REAL MADRID-VALENCIA/ Pas 12 minutash lojë, ylli Benzema zhbllokon sfidën me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Marrëdhënia Allegri-Gattuso nisi me “ik pirdhu” dhe përfundoi me komplimeta!!!

Sadik.Autor

Leave a Comment