Futboll Seria A Sport

HEQIN NGA MERKATO “GARDIANIN” E SHUMËKËRKUAR/ Maldini bllokon: Për rëndësinë që ka tek Milan…

Xhixhio Donaruma nuk do të lëvizë nga Milani për disa vite, ose më saktësisht, ky është mendimi që kanë në kokë drejtuesit kuqezinj, të cilët kanë hequr nga merkato portierin italian për të cilin përflitet vazhdimisht se është pranë largimit nga radhët e kësaj skuadre.

Në të kaluarën është folur shpesh për interesimin e klubeve jashtë Italisë, por edhe Juventusit në Serinë A, me tifozët të cilët kanë qenë edhe të paduruar në disa raste duke e kontestuar portierin publikisht sa herë që menaxheri i tij Mino Raiola lëshonte një sinjal lamtumire. Por sot, Paolo Maldini ka bërë të ditur se plani i klubit nuk ishte ai i largimit të një futbollisti të tillë.

“Për rëndësinë që ka te Milani, në futbollin italian e botëror, janë thënë shumë fjalë. Ne e kemi mes nesh dhe ideja jonë e parë që kemi në kokë është ajo për ta mbajtur për shumë vite. Në këtë moment ky është pozicioni që mbajmë”, theksoi trajneri i cili foli më pas edhe për merkaton në hyrje të skuadrës.

“Merkatoja është e gjatë, shumë e gjatë. Ka disa prioritete që na janë sinjalizuar nga trajneri dhe do të mundohemi që ta kënaqim në këto pika. Edhe yjet janë mes futbollistëve që kërkon trajneri, do të jetë në dorën tonë t’u japim të rinjve disa udhëzues më ekspertë”, deklaroi ish-mbrojtësi i Milanit.

Related posts

ZYRTARE/ “Nuk është e lehtë të largohesh nga futbolli”, ish-kampioni i Europës me Milanin “var këpucët në gozhdë”

F.autor

“NUK MË INTERESOJNË OPINIONET PËR VAR”/ Zidane: Real Madrid një nga klubet më të rëndësishëm në histori

Delo.autor

ELIMINIMI NGA EUROPA LEAGUE/ Mourinho i shkon në dhomat e zhveshjes kroatëve. Shikoni çfarë bën “Special One” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment