Futboll Seria A Sport

HUMBJA NDAJ BENFICAS NË MIQËSORE/ Flet Giampaolo: Rezultati nuk tregon të vërtetën, për ne…

Milani e mbylli me humbje edhe ndeshjen e dytë në “International Champions Cup”, me shifrat minimale 0-1 ndaj Benficës.

Pas ndeshjes, trajneri i kuqezinjve, Marco Giampaolo tha se rezultati nuk ishte i drejtë pasi Milani dominoi lojën.

“Rezultati nuk tregon të vërtetën dhe nuk certifikon llojin e qasjes dhe lojës që shfaqi skuadra ime. Për ne, kjo nuk ishte një humbje. Për sa kohë patën fuqi, djemtë treguan se i kanë kuptuar idetë e mia. U munduam të dominonim ndeshjen dhe për diçka më shumë se një orë ia dolëm”.

Gjithashtu Giampaolo ishte i kënqur edhe me performancë e lojtarëve që sipas tij po fillojnë të kuptojnë idetë e tij.

“Disa aspekte janë edhe mbi pritshmëritë e mia, por ky mund të cilësohet vetëm një hap i parë. Krahasuar me ndeshjen me Bajernin, ishim më mirë dhe treguam progres në të dyja fazat e lojës. Për aq sa pashë në fushë, jam i kënaqur. Skuadra po ecën me disa parime pune dhe po i zhvillon ato. Rezultati nuk ka asnjë domethënie për mua dhe nuk ndryshon asgjë në mendimet e mia për skuadrën”.

“Ndeshje të tilla shërbejnë për t’u njohur, për t’u rritur dhe për t’u përmirësuar. Çdo sfidë është një mësim më vete dhe mund të kuptojmë se ku dhe për çfarë duhet ndërhyrë. Sot do të kisha qenë më i shqetësuar nëse nuk do ta kisha parë ekipin të zbatonte udhëzimet e mia. Nga djemtë shoh çdo ditë besim dhe impenjim, ndaj pas një sfide të tillë, nuk mund të jem përveçse i kënaqur me ato që pashë dhe kuptova”, përfundoi Giampaolo.

Related posts

SKANDALI/ Doli pozitiv me doping, ja dënimi i rëndë që merr kampioni i botës në çiklizëm…

Delo.autor

PSG mer një sinjal të qartë/ 3 gola për 14 minuta, Monaco “leksion” Nantes

Isa.Autor

KATËR SKUADRA PËR TITULL/ FSHF-ja zbulon axhendën. Trofeu i kampionit të Superiores do jetë në…

Delo.autor

Leave a Comment