Futboll Seria A Sport

NDIQET ME INTERES NGA MILAN/ Talenti francez si “kuqezi”: Kur të thërret një legjendë si Maldini…

I ndjekur për një kohë të gjatë në merkato, Romen Favrë mbetet objektivi i Milanit për të ardhmen. Kontaktet me klubin francez të Brestit nuk janë larguar asnjëherë, aq sa edhe vetë lojtari duket se e sheh veten tashmë kuqezi:

“Kur të thërret një legjendë si Maldini, duhet që të bësh gjithçka për të shkuar në Milano. Derbi ishte spektakël, do të doja të isha edhe unë”

Në intervistën me të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, 23-vjeçari francez tregon se ai tashmë e ka gjithçka të qartë në kokën e tij:

“Për t’u vendosur në ekipe si Milani duhet të përgatitesh paraprakisht. Dhe kështu punësova një trajner personal atletik, një nutricionist dhe një trajner mendor për të menaxhuar emocionet dhe presionet tipike të klubeve të mëdha.

Balo-Ture, të cilin e njoh që nga koha e Monakos, më thotë se Milani është një klub i madh, me tifozë fantastikë dhe ambicie të mëdha. Unë jam gjithashtu ambicioz.

E njoh veten në lojën e Piolit, në dëshirën për të luajtur mirë dhe për të fituar. Këtë e tregon edhe pozicioni i skuadrës në kampionat, në Champions do të kishin merituar disa pikë më shumë.

Ibrahimoviç është një lojtar i jashtëzakonshëm që e kam ndjekur edhe si tifoz i PSG-së. Por te Milani të gjithë lojtarët janë të një niveli të lartë”.

 

Related posts

“SHTATË FINALE PËR ËNDRRËN E ÇDO SHKODRANI”/ Mbrojtësi Shehi: Ja kush e parandjeu golin tim

Delo.autor

International Champions Cup / Bayern dhuron spektakël dhe i jep “leksion” PSG

Isa.Autor

SHRYNË MORATA/ Çfarë situate E NDYRË, ta shihja Botërorin nga televizori

Isa.Autor

Leave a Comment