Futboll Seria A Sport

HYSAJ ZGJEDH KLUBIN E RI/ Mbetet të paguhet 20 milion euro, ja kushtet e marrëveshjes

Aventura e Elseid Hysajt tek Napoli po shkon drejt fundit.

Ditën e sotme e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare ka mbëritur në Romë për të negociuar kushtet e kontratës.

Shkodrani është i lirë të largohet nga “Sao Paolo” për çmimin e duhur këtë verë, veçanërisht tani që Giovanni Di Lorenzo i është bashkuar Napolit.

Sipas gazetës italiane, kartoni i Hysajt do të shitet për 20 milionë euro, ndërsa Roma duhet të heqë dorë nga Karsdorp për ta financuar blerjen e shqiptarit.

Karsdorp dëshiron të kthehet te Feyenoordi në Holandë, ndërsa me të ardhurat e tij do të financohet blerja e Hysajt që nuk preferohet nga Carlo Ancelotti.

Related posts

PAS KËSAJ DEKLARATE/ Mbappe është akoma edhe më pranë Realit

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Skoci-Shqipëri: Ja si kuotohet ndeshja nga kompanitë e basteve

Isa.Autor

Godet lojtaret e ekipit të “Flamurtarit”. Arrestohet në flagrancë 46-vjeçari në Përmet

Q.Autor

Leave a Comment