Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

I VETMI PA MINUTA NË MIQËSORE/ Klubi spanjoll sinjal Armando Sadikut

Armando Sadiku nuk e ka të ardhmen te Levante. Kjo është e dhëna më e fundit nga mediat spanjolle pranë këtij ekipi, teksa në ndeshjet miqësore që janë zhvilluar deri më tani, sulmuesi është i vetmi nga lojtarët e vijës së parë që nuk ka marrë asnjë minutë.

Trajneri Pako Lopez ka bërë eksperimente dhe prova të ndryshme në sulm apo edhe në reparte të tjera, por bie në sy që Sadiku dhe një tjetër mbrojtës, janë të vetmit që nuk kanë zbritur në fushë për këtë fazë përgatitore. Sipas mediave pranë Levantes, ky është një mesazh i qartë nga klubi dhe trajneri për futbollistin i cili është nën kontratë.

Megjithatë, problem mbetet investimi i Levantes dhe paga rreth 700 mijë euro që nevojitet për bomberin e Kombëtares shqiptare. Sadiku pësoi një dëmtim të rëndë që nuk i la mundësinë të tregonte aftësitë e tij në momentin e mbërritjes në Spanjë te Levante.

Related posts

Dëshira e Neymarit për t’u transferuar në Real Madrid ka të bëjë me Messin

Q.Autor

NUK DO TA BESONI/ Ja kë zgjedh PERISIC si LOJTARIN më të mirë në BOTË

Isa.Autor

Barcelona shfaq interes për mbrojtësin e Sevillës

Sadik.Autor

Leave a Comment