Futboll Sport

TRUKIMET E NDESHJEVE/ Qeveria në Spanjë ndërton sistem si ai që dënoi Skënderbeun

Sistemi BFDS të cilin UEFA ka përdorur për të dënuar Skënderbeun, u ka hapur rrugë shumë interpretimeve rreth vlefshmërisë së tij. E ndërsa në Shqipëri vazhdon të ketë mosbesim se një gjë e tillë është funksionale dhe për më tepër e nevojshme, ka vend të tjera ku tashmë ai do të ndërtohet me vendim të qeverisë.

Me një vendim të publikuar pak ditë më parë, qeveria Spanjolle ka ndërtuar Komisionin Kombëtar kundër manipulimeve të aktiviteteve sportive dhe mashtrimit nëpërmjet basteve. Një komision që ka në përbërjen e tij përfaqësues jo vetëm nga Drejtoria e Lotarive, por edhe nga Policia, ajo tatimore, Këshilli i Sportit, Ministria e Brendshme, ajo e Kulturës dhe Sportit si dhe e Financës. Me pak fjalë një front i bashkuar për të luftuar fenomenin që ka pushtuar edhe elitën në vitet e fundit.

Një nga hapat kryesorë të miratuar nga vendimi i qeverisë është ai i krijimit të sistemit të monitorimit të fluksit të basteve, i ngjashëm me atë BFDS që përdor UEFA e FIFA. Ai do të ndërtohet nga Drejtoria e Lotarive Sportive që do të krijojë një grup pune të posaçëm për të ndjekur aktivitetet sportive spanjolle në tregjet e basteve në të gjithë botën dhe për t’i raportuar policisë në kohë reale shkeljet, pasi e mendon si një sistem shumë efikas për të luftuar trukimet e ndeshjeve.

Gjatë viteve të fundit, futbolli spanjoll është tronditur nga disa skandale bastesh sportive, kryesisht në futboll por edhe në tenis. Më i fundit ishte ai ku përfshiheshin disa ish-futbollistë të njohur, mes të cilëve ish-lojtari i Real Madrid dhe Spanjës, Raul Bravo.

Related posts

TRONDITET SPORTI NË FRANCË/ Sportisti HUMBET JETËN pas një “bllokimi” të rivalëve në…

Isa.Autor

PLAS TEK JUVENTUSI/ Lamtumira e hidhur, Marotta akuzon : “Ishte vendimi i klubit”!

Isa.Autor

“SHKRUAN HISTORINË”/ Jose Mourinho në humbjen FATALE e Unitedit ndaj Chelseat

Sadik.Autor

Leave a Comment