Futboll Seria A Sport

“JUVENTUS NUK I SHEH AS HIJEN”/ Rrëfehet Marotta: Ja pse zgjodhëm Antonio Conten

Bepe Marota ishte prezent ditën e sotme në konferencën e prezantimit të trajnerit Antonoi Konte, teksa foli për projektin te Interi, duke sqaruar se Ikardi është jashtë këtij projekti, por e përjashtoi mundësinë e transferimit te Juventusi. Marota gjithashtu zbuloi se si lindi ideja për emërimin e Kontes në stolin e Interit.

“Ideja për emërimin e Kontes trajner, lindi prej meje, të cilën e ndave me Ausilion dhe me presidenti. Ne besojmë se një figurë e tillë ishte e nevojshme në këtë moment historik për shkak se ai është një fitues, nuk kishim dyshime dhe nuk kërkuam trajnerë të tjerë. Në fund të kampionatit ne kemi formalizuar gjithçka, shumë shpejt bëmë një program ambicioz dhe inovativ.

Jemi në një fazë ku puna është ende në progres. Piero Ausilio, që po punon shumë mirë, po përgatitet për të ndërtuar një skuadër konkurruese. Ne nuk duhet të harrojmë se duhet të vendosim objektiva realë dhe t’i miksojmë me ndërtimin e një skuadre të fortë, duke respektuar ekuilibrin nanciar. Merkato është e vështirë, kemi një ide të qartë por duhet durim sepse objektivat janë të rëndësishëm.

Gjatë përcaktimit të një projekti është e nevojshme të identifikohen profilet e nevojshme për ta kryer atë. Ne jemi profesionistë. E përjashtoj si mundësi që Ikardi të transferohet te Juventusi, sepse nuk janë kushtet e duhur. Sot, lojtari është vetë përzgjedhës i së ardhmes së tij, ai duhet të gjejë një klub që i përshtatet nevojave të tij. Por, deri në këtë moment Juventus nuk i sheh as hijen”, u shpreh Marota.

Related posts

“ZGJOHET” MANCHESTER UNITED/ Kundërpërgjigjen talentet e Solskjaer, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

Bellew replikon me Fury: Së bashku duelojmë në fund të vitit në Kardif

Sadik.Autor

ÇFARË PO NDODH ME ICARDIN?! “L’Equipe” zbulon prapaskenat e krisjes së argjentinasit me Neymar dhe Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment