Futboll La Liga Sport

KËRKOI TË LARGOHET NGA “PARISIENËT”/ Babai i Neymar takohet me drejtuesit e Barcelonës, ja negociatat kyçe

Ditën e sotme babai i Neymar dhe avokati i lojtarit brazilian do të takojnë përfaqësuesin e Barcelonës, Andre Cury, për të diskutuar kthimin e lojtarit të PSG në ‘Camp Nou’.

Andre Cury është një nga më të besuarit e presidentit të Barcelonës, Bartomeu dhe pikërisht ai ishte i përfshirë në shitjen e Neymar. Ai është i vendosur të nxjerrë pikat kyçe të negociatave nga pikëpamja e Barcelonës ndaj babait dhe avokatit të Neymar.

Ylli brazilian ka marrë vendim për tu larguar nga PSG-ja, pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2022 me kampionët në fuqi të Francës.

Sipas Esporte Interativo, PSG do të jetë i interesuar në përfshirjen e lojtarëve të tjerë në marrëveshje, ku përmenden emrat si: Dembele ose Coutinho si opsione të mundshme.

Related posts

ÇFARË PO NDODH ME ARMANDO BROJËN? Sulmuesi shqiptar mungon edhe ndaj Sandërlendit të Xhakës

F.autor

“ÇFARË MËKATI HUMBJA NDAJ ANGLISË…”/ Sylvinho për Play Off: S’mendoj për rivalët, ky grup shkon larg

F.autor

REFUZON TË PËRGJIGJET PËR DEKLARATËN E KLOPP/ Trajneri Solskjaer: Nuk kam kohë për fjalët e tij, bën presion tek…

Delo.autor

Leave a Comment