Futboll Premier League Sport

KËSHILLON “DJAJTË E KUQ” PËR VENDIMIN E YLLIT FRANCEZ/ Flet Schweinsteiger: Nëse Pogba kërkon largimin, nuk duhet…

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Bastian Schëeinsteiger, ka këshilluar “Djajtë e kuq” ta lejojnë yllin e mesfushës së skuadrës, Paul Pogban, të largohet nëse francezi e do një gjë të tillë.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën vazhdon të përflitet për një lëvizje drejt Real Madridit ose Juventusit.

“Nëse një lojtar dëshiron të largohet nga klubi, atëherë ti nuk duhet të tentosh ta ndalosh atë”, tha 34-vjeçari në një intervistë për BBC Sport.

“Ti ke nevojë për lojtarë të cilët janë 100 për qind të përkushtuar ndaj klubit dhe interesohen për klubin. Kjo është e vetmja mënyrë se si ti mund të mbijetosh në majat e futbollit dhe të kesh sukses.

“Pogba është një lojtar i mrekullueshëm. Nëse ai e dëshiron largimin atëherë United duhet ta lejojë”, përfundoi ai.

Related posts

Si i ati dhe i biri/ Djali i legjendës së Kosovës protagonist në Gjermani

Isa.Autor

NË KRUJË KA HARMONI/ “Zgjohu se ke ditëlindjen”:Te Kastrioti shpërthen festa (VIDEO)

Isa.Autor

PRAPASKENAT PËR MERKATON E JANARIT/ Hysaj-Juventus, përfshirja e PSG vështirëson atrativat. Ja vendimi i shqiptarit…

Delo.autor

Leave a Comment