Futboll Sport

TALENTI I SALZBURG QË PO MAHNIT EUROPËN/ 19-vjeçari preferon të luajë në Premier League tek…

Babai dhe njëkohësisht menaxheri i talentit norvegjez, Alf-Inge Haland, u shpreh se djali i tij ka lindur për të luajtur në Premier Ligë.

Elring Haland është duke mahnitur shumë skuadra të Europës të cilat duan shërbimet e tij.

Me shtatë gola të shënuar në Champions me Salzburg, 19-vjeçari shumë shpejt pritet të transferohet në një skuadër të madhe.

Babai i tij u shpreh se ai mund të zgjedhë një skuadër në Premier Ligë.

“Janë shumë skuadra të interesuara për të, por me shumë mundësi Erling do të shkojë në ishull”, tha ai.

Kujtojmë se për lojtarin kanë shfaqur interes ekipet e Manchesterit dhe Chelsea, por edhe Reali i Madridit e Barcelona në Spanjë.

Related posts

DERBI I LONDRËS/ Pas 12 minutash lojë, sulmuesi Rowe ndëshkon Tottenham me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ UEFA vendos gjithçka, finalet e Ligës së Kombeve në vitin 2023 do të zhvillohen në…

F.autor

Lojtarit të Flamurtarit i iku gjuha në Vlorë, ja çfarë thonë mjekët për rumumin Sirgi

Isa.Autor

Leave a Comment