Futboll Premier League Sport

KLUBI ANGLEZ INTERESOHET PËR STRAKOSHËN/ Igli Tare refuzon ofertën 40 milion euro, ja arsyeja

Lazio refuzon 40 milionë euro për Thomas Strakoshën. Të paktën kështu raporton e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Newcastle United është skuadra që interesohet për shërbimet e gardianit të Kombëtares shqiptare, por sipas gazetës në fjalë drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, dhe presidenti Claudio Lotito, nuk janë aspak të interesuar për ta shitur Strakoshën, pasi e konsiderojnë të pashitshëm dhe pjesë e projektit të klubit bardhekaltër.

Edhe pse Newcastle ka gati 40 milionë euro për shqiptarin, Lazio as që ka ndërmend ta marrë në konsideratë këtë ofertë.

Për Strakoshën janë interesuar edhe më herët skuadra të Premier League, madje klube të mëdha, pasi Liverpool dhe Tottenham e kanë kërkuar 24-vjeçarin.

Related posts

ELIMINATORET EUROPA LEAGUE/ Super gol nga goditja e dënimit, Bakaj “MAGJI” në Europë (VIDEO)

Delo.autor

VAR vendimtar, Danimarka ”ngec” me Australinë (VIDEO)

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Allegri i telefonon mesfushorit zviceran, akordi mund të arrihet në janar

Delo.autor

Leave a Comment