Futboll Sport

KUPA E AFRIKËS/ Përcaktohen 2 skuadra çerekfinaliste, ja klubet favorite

lgjeria dhe Madagaskari janë dy skuadrat e tjera që siguruan nga një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Afrikës që po zhvillohet aktualisht në Egjipt.

Algjeria, një nga skuadrat favorite për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni, e pati gjithçka të thjeshtë ndaj Guineas.

Ndeshjen e zgjidhi shpejt dhe e fitoi me rezultatin e pastër 3-0. Goli i Belaili në minutën e 24-t i shtroi rrugën e suksesit “dhelprave të shkretëtirës”, të cilët në pjesën e dytë shënuan edhe dy herë të tjerë me dy nga lojtarët e tyre kryesorë, yllin e ekipit, Riyad Mahrez, dhe Ounas të Napolit.

Surprizën e vërtetë të së dielës në raundin e 1/8-ave e dhuroi Madagaskari, që mposhti pas goditjes së penalltive Republikën Demokratike të Kongos.

Edhe pse ishte dy herë në avantazh, Madagaskari nuk arriti ta mbyllte ndeshjen në kohën e rregullt pasi u barazua dy herë nga golat e Bakambu dhe Mbemba.

Gjithsesi në goditjet e penalltive, lojtarët e Madagaskarit u treguan më të saktë, duke fituar 4-2 dhe duke prerë biletën e çerekfinales.

Related posts

E PAPRITUR/ Mesfushori Duvuna largohet nga Skënderbeu dhe firmos për Miami FC në SHBA

Delo.autor

E BUJSHME/ Manchester United kërkon dy “BOMBERËT” e Serie A

Delo.autor

Kukësi bind edhe në testin e dytë miqësor përball Burasporit

Alm.autor

Leave a Comment