Futboll Seria A Sport

KLUBI I SERIE A KËRKON SUSON/ Sulmuesi nuk po gjen hapsirë, Milan e shet për…

Pas largimit të Stefan El Sharauit, Roma po kërkon një sulmues krahu, dhe tekniku Fonseka ia ka vënë “syrin” Susos së Milanit.

Të dy klubet prej ditësh janë në negociata, por ende nuk është arritur një marrëveshje, teksa kuqezinjtë kërkojnë plot 40 milionë euro për ta lënë të lirë spanjollin.

Nga ana tjetër, siç shkruan “Gazzetta dello Sport” ditën e sotme, Roma po mendon që të fusë në operacion, mesfushorin Stiven Nzonzi.

Drejtori Masara ka vlerësim për francezin, dhe “Djalli” mund ta mirëpresë 30-vjeçarin, për më tepër duke parë se hapësirat e Susos reduktohen ndjeshëm, me skemën e re të teknikut Giampaolo.

Roma shpenzoi rreth 26 milionë euro vjet për Nzonzin teksa e mori nga Sevilla, ndërkohë që tani duan ta fusin në operacion për tek Milani, për të ulur pretendimet e kuqezinjve për Suson.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ramos ka biseduar me klubin e madh italian, ja paga stratosferike e kërkuar…

Delo.autor

HUMBI VENDIN E TIJ NË KOMBËTAREN GJERMANE/ Ja gjesti që pritet të shkaktojë sërish konflikte Ozil

Delo.autor

LIVERPOOL UDHËTON DREJT MADRIDIT/ Ja vendi i çuditshëm që Salah zgjedh për të fjetur (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment