Futboll Sport

KLUBI MERR VENDIMIN/ Chelsea dënon gjashtë tifozë të saj, për shkakun se…

Klubi i Chelsea, me një shënim në faqen e saj zyrtare ka njoftuar, se ka marrë masa ndëshkimore ndaj 6 tifozëve të saj.

Shkaku për këto masa, janë veprimet e tyre raciste ndaj Raheem Sterling në ndeshjen Chelsea-Manchester City e zhvilluar më 8 dhjetor 2018.

Në shënimin e saj Chelsea, njoftonte se klubi ka dënuar përjetësisht njërin prej tifozëve, i cili në ndeshjen e 8 dhjetorit fyeu rëndë Sterling.

Kamerat e stadiumit kishin kapur momentin kur tifozi fyente lojtarin e Manchester Cityt.

Për 5-së tifozët e tjerë, masa e marrë është më e lehtë, ata janë dënuar me 1-2 vjet përjashtim nga stadiumi, pasi e kanë pranuar fajin dhe ishin penduar për veprimin e kryer.

Klubi londinez citonte disa fjalë për këto masa të marra.

” Jemi krenarë që jemi një klub gjithëpërfshirës, ku njerëzit e racave dhe kulturave të ndryshme janë të mirëseardhur tek ne. Të gjithë tifozët tanë duhet të mbajnë mend gjithmonë se çdo fjalë ose veprim i tyre mund të fyejë njerëzit  përreth tyre dhe tërë komunitetin. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe bashkëpunojmë me mbështetësit tanë për të frenuar çdo formë diskriminimi “.

Related posts

E ÇUDITSHME/ Napoli i ri i trajnerit Carlo Ancelottit “lind” në një jaht

Isa.Autor

“DASHURI NË SHKRETËTIRË”/ Lando Norris prezanton të dashurën e tij nga Dubai

Delo.autor

Rënia e trishtë e një kampioni tenisi

Sadik.Autor

Leave a Comment