Futboll Kategoria Superiore Sport

KONFERENCA PËR VENDIMIN E “CAS”/ Presidenti i Skënderbeut, Takaj: Nuk ka as një njeri që të ketë denoncuar…

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, do të dalë në një konferencë urgjente për shtyp, ku pritet të flasë për vendimin e KAS-it dhe të ardhmen e klubit.

dTë publikohen të gjitha dosjet, sepse ne e dime sa të pafuqishëm jemi ndaj UEFA-s. Nuk kemi të bëjmë me një dënim të UEFA-s, por të personave të veçantë. Cdo dëshmitar anonim do dalë pa emër dhe do deklarojë. Nuk ka asnjë gërmë, as një njeri, që të ketë denoncuar. Deklarata e portierit të Krusader nuk është marrë parasysh.

SPORT RADARI? “Ai person ishte bixhozxhi. Tom Meiz e ka biznes. Për përfitime njerëzit nuk pyesin më për asgjë. Nuk dua ti quaj të mirëqenia indiciet që ai quhan prova. Nëse do ti përkisnim një shteti të madh, janë me mira raporta që shtypen dhe i cohen federative. Nëse do të ishim një shtet i madh, nuk do ishim dënuar. Ju shkon në mendje juve që Sportradari ka 10 vjet që monitoron Skënderbeun. Kur bën një krim nuk të lenë të vrasësh 15-20 që të quajnë fajtor. Skënderbeu u bë kurban për punë milionash. Problemi është se jemi vend i vogël dhe mund të eksperimentojnë, të bëjnë çfarë të duan”.

Pse nuk u dënuan ata në Belgjikë?Në Spanjë dini ju të jenë dënuar nga UEFA. Pse nuk kanë shkuar këta zotërinj të ndihmojnë prokurorinë? Burimet tona na kanë thënë që emaili kërcënuas ka erdhur nga Tirana jo nga Korça. Në rregulloren e UEFA-s thuhet që të dënohet 1 klub duhet të jenë të përfshirë, president, lojtarë staf. Në rastin tonë nuk ka të përfshirë. Dënohet një klub pa autor. Do e pranoja pot ë dënohesha vetëm unë.

Kurse kështu dënohet një qytet, një tifozeri, që për mua është më e mira. 300 kilometra kanë bërë tifozët e Skënderbeut dhe e kanë mbushur me 12 mijë e 500 tifozë “Elbasan Arenën”. Dyshoj që mund ta mbushë ndonjë klub. Kam një detyrim moral ndaj atij qyteti. Do vazhdoj projektin me Skënderbeun. Ai qytet do të ketë ekipin e futbollit dhe në nivele të larta. Nuk e di si do jetë pjesa e gjobës, që të marrim një vendim të dytë. Ne do marrim një vendim në të mirë të futbollit.

Pjesa e gjobës nuk është e mirëmenduar dhe e studiuar. Për një klub shqiptar është shumë e mirëmenduar 1 milionë euro dhe 10 vjet pjesmarrje. Këtu flitet për zhdukje. Nuk na dalin më shumë se 2 persona që janë marrë me dënimin e Skënderbeut. Çelësat e zyrës i ka Eduart Dervishi. I kemi mundësi ti vërtetojmë të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje.

Nuk e di si është pjesa e pagesës së gjobë. Nuk është vetëm 1 milionë euro. Po të qe vetëm 1 milionë euro do bëhej një sakrificë e madhe. Është sikur ta hedhësh në kosh. Janë edhe 10 pjesmarrje. Futbolli pa motiv, nuk shkon. Nuk mund të pretendosh që të ngresh një klub pretendent. Studioja jonë dhe avokati, janë referuar gjykatës federales. Ajo merret me provat. Studioja jonë në momentin që ka dorëzuar letrën për KAS-in ka dorëzuar edhe për gjykatën federalën.

Në qershorin e vitit të ardhshëm do shprehet gjykata federale zvicerane. Çështja është regjistruar që në prill. Është e detyruar që Skënderbeu të vazhdojë të funksionojë. Na humb e drejta për të vazhduar çështjen, nëse nuk ekziston Skënderbeu. Sezoni i ri do të fillojë regullisht. Futbollistët kanë një garanci. Financat e tyre nuk do preken. Situata fillon edhe rëndohen. Ne jemi në gjendje të përcaktojmë një sezon të mirë. Nuk ka asnjë llojë bllokim të lekëve nga UEFA. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm. Kemi edhe bashkinë ortakun kryesor. Gjëja më e rëndësishme është që Korça duhet të ketë futbollin, të ketë ekipin dhe të vazhdojë me sukseset e vitit të fundit. Kemi mbështetje maksimale të bashkisë.

Dosja Skënderbeu është përpiluar në Tiranë shumë mirë dhe ka shkuar në Zvicër. E merrni vesh kush janë miqtë e zotit Dervishi dhe sa të informuar janë. Kanë nga ata që janë vetofruar për të dhënë dëshmi të reme, për lek. Studioja në Zvicër është nga më prestigjioze. Ata kanë besuar që në fillim te gjykata federale. Kishin dyshime që KAS-i mund të influencohet nga UEFA dhe kështu ndodhi.

Dosja Skënderbeu është përpiluar në Tiranë shumë mirë dhe ka shkuar në Zvicër. E merrni vesh kush janë miqtë e zotit Dervishi dhe sa të informuar janë. Kanë nga ata që janë vetofruar për të dhënë dëshmi të reme, për lek. Studioja në Zvicër është nga më prestigjioze. Ata kanë besuar që në fillim te gjykata federale. Kishin dyshime që KAS-i mund të influencohet nga UEFA dhe kështu ndodhi.

VIJON..

Related posts

CAS MERR VENDIMIN/ Milani detyrohet t’ia paguajë 16.5 milionë euro Sportingut të Lisbonës, për shkak të…

Delo.autor

U RIKTHYE TEK GOLI NË FITOREN NDAJ FROSINONES/ Piatek BESON: Shpresat i kishim tek “Zonja e Vjetër”, por tani …

Delo.autor

Ronaldinho e shtyri Klebersonin të nënshkruajë me Unitedin: Më tha se edhe ai do të shkojë në Manchester

Sadik.Autor

Leave a Comment