Futboll Seria A Sport

SFIDA GJYSMËFINALE NDAJ FIORENTINA-S PËR COPPA ITALIA/ Allegri: Dëmtimet? Dybala dhe Bernardeschi…

Mbrëmjen e nesërme Juventusi do të luajë ndaj Fiorentinës, për ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Italisë, në orën 21:00, në stadiumin “Artemio Franchi” të Firences. Për këtë duel në konferencën për shtyp përpara ndeshjes është shfaqur trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, i cili ka analizuar këtë takim të rëndësishëm për bardhezinjtë:

Fiorentina pa Vlahoviç – “Fiorentina ka ndryshuar në lojë, luan me intensitet të lartë. Do të kryejë një lojë të vëmendshme, me shpenzime të mëdha energjie. Gjysmëfinalja do të ketë një ritëm të lartë, do të duhet të jemi të barabartë me ta.”

Vlahoviç – “Ai është i qetë, pastaj është normale për një djalë 22-vjeçar që kthehet në një ambjent ku është rritur. Për të do të jetë një ndeshje e veçantë, por ai është i qetë dhe kështu duhet të qëndrojë. Mund ta nisë nga pankina nesër.”

Reagimi i skuadrës me Vlahoviç – “Qetësia e të pasurit një lojtar që në një farë mënyre të lejon të gjesh golin.”

Formacioni – “Do të vlerësoj Moize Kenin, Vlahoviç dhe Moratën.”

Dëmtimet – “Që nga dita e enjte Dibala dhe Bernardeski do të jenë në dispozicion për ndeshjen e së dielës, Rugani është shumë mirë dhe do ta vlerësojmë Aleks Sandron edhe për dhjetë ditë të tjera. Zakarian shpresojmë ta kemi në dispozicion për Vijarealin, Kielini është ende jashtë, të tjerët kanë dëmtime me afat kohor më të gjatë.”, përfundoi Alegri.

Related posts

Montella kërkon dy yjet e Barcelonës në Sevilla

Q.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ARGJENTINA/ PSG përgatit super ofertën për “Jashtëtokësorin”!

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ARGJENTINA/ Florentino Perez nisi presionet tek UEFA për të…

Isa.Autor

Leave a Comment