Futboll Kategoria Superiore Sport

KUKËSI ZYRTARIZON TRAJNERIN E RI/ Prezantohet Shpëtim Duro

Kukësi ka prezantuar mëngjesin e sotëm trajnerin e ri të skuadrës.

Shpëtim Duro do të jetë “timonieri” i ri i verilindorëve.

Pas një aventure pozitive në Kosovë, Duro rikthehet në Kategorinë Superiore, aty ku te Kukësi ka zënë vendin e Ernest Gjokës.

Ky i fundit, u shkarkua si pasojë e rezultateve negative në Ligën e Europës, që i kushtuan Kukësit edhe eliminimin.

Duro u prezantua nga drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, i cili i uroi mirëseardhjen.

“Trajnerin besoj se e njihni të gjithë. Unë si drejtor i uroj mirëseardhjen dhe shpresoj për më të mirën. Te Kukësi dihen ambiciet e klubit, titulli e Kupa. Shfrytëzoj rastin t’i uroj mirëseardhje dhe uroj të kemi suksese”, u shpreh Nexhipi.

Related posts

Franca me shumë miliona në sulm, por pak mbrojtës

Sadik.Autor

E MASAKRUAN NË FUSHË/ Tifozët: As në Afganistan nuk ndodhin këto akte (FOTO)

Isa.Autor

Man. United kërkon t’i rrëmbejë një lojtar me peshë Barcelonës

Sadik.Autor

Leave a Comment