Futboll Kategoria Superiore Sport

PREZANTOHET TEK STOLI I KUKËSIT/ Shpëtim Duro: Puna e trajnerit ka përgjegjësi…

Kukësi ka prezantuar mëngjesin e sotëm trajnerin e ri të skuadrës. Shpëtim Duro do të jetë “timonieri” i ri i verilindorëve.

Duro u prezantua nga drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, i cili i uroi mirëseardhjen.

Në prezantimin e tij, Duro u shpreh se puna e trajnerit ka përgjegjësi dhe se i ka marrë parasysh të gjitha.

Ai u ndal te Partizani, titullin kampion dhe merkatoja e Kukësit, ndërkohë që zbuloi edhe një sekret që lidhej me dëshirën e Kukësit, për të pasur Duron trajner.

“Përgjegjësia? Puna e trajnerit është në çdo skuadër përgjegjësi. Edhe ky fillim në drejtim është përgjegjësi edhe më e madhe sepse Kukësi këto vite, ka qenë ndër më të mirët në kampionat.

Kukësi? Ka qenë protagonist me Skënderbeun e Partizanin, ka fituar trofe dhe përgjegjësia ekziston. Por është kënaqësi dhe falënderoj drejtuesit presidentin për besimin për të drejtuar skuadrën. Tani është fillimi dhe është pozitive për të gjithë sezonin.

Janë skuadra kryesore si Partizani e Kukësi që çdo trajner nuk mund t’i refuzonte. Unë kam qenë edhe më parë alternativë. Më bindi projekti objektivat skuadra cilësorë që ka.

Merkatoja? Nuk ka arsye për të ndërhyrë fuqishëm në merkato, nëse do të ketë largime do i zëvendësojmë. Të gjithë e dimë që është skuadër cilësore. Kam mendimet e mia në disa pozicione e do punojmë me Nexhipin me të cilin kam bashkëpunuar ndryshe. E kam pasur sportist tani e kam shef.

Partizani? Te Partizani kam punuar, jam rritur, aty kam qenë trajner. Dua ta përgëzoj për titullin, por jam profesionist. Ndoshta mund të kthehem, janë zgjidhje drejtuesish. Nuk e mohoj se kam ndërtuar karrierën, por si profesion do të bëj maksimumin për Kukësin”, ishin deklaratat e teknikut të ri të kuksianëve.

Related posts

“ÇMENDURIA” VJEN NGA AUSTRALIA/ Tenisti godet babain me raketë, e ëma mundohet ta qetësojë (VIDEO)

Delo.autor

SHPËTOI NDERIN E “GJELAVE”/ Mbappe hyn në historinë e kombëtares së Francës

Isa.Autor

LIVE/ Milan-Frosinone, Nis sfida e fundit në “San Siro”. Fitorja detyrim për në Champions

Delo.autor

Leave a Comment