Futboll Sport

KUPA E AMERIKËS/ Mes Kilit dhe Perusë, Brazili pret kundërshtarin e finales

Brazil-Argjentinë i lë vendin, gjysmëfinales së dytë të Copa America, asaj mes Kilit dhe Perusë, që do të përcaktojë edhe skuadrën që do të sfidojë Seleçaon në finalen e madhe të 7 korrikut.

Kampionët e dy edicioneve të fundit janë favoritë për të prekur finalen e tretë radhazi, por në asnjë mënyrë nuk duhet të nënvlerësojnë Perunë, pasi mund ta pësojnë si Uruguai, që edhe pse ishte favorit për t’i shkuar deri në fund turneut, u eliminua nga Guerrero me shokë në çerekfinale pas goditjes së penalltive.

Të dyja skuadrat kanë një brez lojtarësh të “plakur”, por edhe me shumë eksperiencë, të cilët këtë Copa America e kanë mundësitë e tyre të fundit për të fituar një trofe të rëndësishëm me kombëtaren.

Nga njëra anë janë Medel-Isla-Vidal e Sanchez, ndërsa në krahun tjetër Guerrero dhe Farfan.

E sigurtë është që sot në orën 2:30 me atë shqiptare në “Arena do Gremio” në Porto Alegre parashikohet një sfidë shumë e luftuar dhe një rivalitet të egër, pasi si Kili ashtu edhe Peruja ëndërrojnë finalen, ku do të përballen me ekipin organizator të turneut, Brazilin.

Related posts

SHKOI 100 GOL ME LUSHNJEN/ Canka: Këto ngjyra janë një ëndërr, thelloj rekordin

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Milan shfaq dëshirën për mbrojtësin e Tottenham, Conte i kërkon 25 milionë euro

Delo.autor

Lorenzo akuza Ducatit: Nuk besuan asnjëherë tek aftësitë që unë disponojë

Sadik.Autor

Leave a Comment