Futboll Seria A Sport

LËSHON TENTAKULAT NË PREMIER/ Igli Tare kërkon të rikthejë ish-sulmuesin e Juventus…

Igli Tare po studion tregun europian prej javësh dhe po kërkon futbollistë që mund të ndihmojnë Lacion për të arritur objektivin Champions, objektiv të cilin nuk po e arrin dot. Në listën e gjatë që Tare ka përpiluar, tashmë kryesimin e ka marrë Fernando Jorente sa i përket sulmit.

Sulmuesi i Totenhemit shihet si sulmuesi që mund të ndihmojë repartin e avancuar të skuadrës londineze. Jorente që sezonin e fundit ishte ndër më të dalluarit e Totenhemit, duket se nuk e ka në plan të qëndrojë në Londër edhe për një sezon dhe në drejtim të tij, kanë mbërritur disa oferta.

Ish-sulmuesi i Juventusit e njeh mirë futbollin italian duke qenë se në vitin 2013 firmosi për bardhezinjtë dhe qëndroi për dy sezone në Serinë A, duke qenë nga më të dalluarit. Ai luajti 66 ndeshje me Juventusin dhe shënoi 23 gola.

Related posts

IVAN RAKTIC: E lë futbollin të hënën vetëm për të fituar Kupën e Botës

Isa.Autor

I shënoi autogol, Strakosha nugshëllon Wallace

Q.Autor

E BUJSHME/ Mourinho te Reali? Ramos befason me deklaratën dhe kapet keq me pyetjen e gazetarit

Isa.Autor

Leave a Comment