Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Debrecen-Kukësi, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Kukësi luan ndeshjen e parë të turit të parë në Europa League, në transfertën hungareze përballë Debrecenit.

Trajneri Ernest Gjoka, me një grup të kufizuar lojtarësh, nuk ka bërë surpriza, dhe ka zgjedhur më të mirët në fushë, me pikë kryesore Shkurtajn në sulm.

Nënkampionët duan surprizën në Hungari. Përtej tersit që patën me avionin, duhet thënë se lojtarët janë më të karikuar se kurrë për të tentuar një rezultat pozitiv ndaj Debrecenit.

Dhe për të shtuar entuziazmin ka menduar Safet Gjici. Jo vetëm që u ka dhënë një rrogë të prapambetur, por ka premtuar edhe superpremio. Kujtojmë që hungarezët që dikur eliminonin Skënderbeun, këtë vit do të përballen me një tjetër shqiptare.

Kukësi nuk do të jetë i vetëm në “Debrecen Stadion”, pasi një grup prej 30 tifozësh kanë udhëtuar drejt Hungarisë për të mbështetur skuadrën.

bandicam 2019-07-11 19-38-07-821

LIVEDebrecen-Kukësi 0-0

KOMENTI LIVE: 

Përfundon pjesa e parë. 

45+1′ Tjetër mundësi shënimi për Kukësin. Rama shmang bukur një kundërshtar dhe provon me një gjuajtje të befasishme, por grushton portieri.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ Gjysëm ore thuajse perfekte, skuadra e Gjokës dominon ndaj hungarezëve të Debrecenit, mungon vetëm goli i avantazhit.

38′ Ardian Cuculi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në sulm.

38′ Rama harkon në mënyrë të rrezikshme nga goditja e dënimit, futbollistët e Debrecenit largojnë rrezikun në këndore.

36′ Kombinim fantastik mes Ramës dhe Ethemit, ky i fundit niset bukur, por ndalet në mënyrë të gabuar nga mbrojtësi kundërshtar. Vendim i çuditshëm i gjyqtarit, i cili nuk akordon faull në favor të verilindorëve.

32′ Kundërpërgjigjen vendasit me Ferencin, gjuajtja e futbollistit të Debrecenit nga jashtë zonës, grushtohet nga portieri Frashëri.

25′ Pa fat Kukësi në këto momente. Rroca lëshon një predhë nga krahu i majtë i zonës, topi ndalet nga shtylla e djathtë pingule e portierit Nagi. Mundësi e artë shënimi për verilindorët.

23′ Limaj gjuan me të djathtën nga distanca, topi shkon në duart e portierit Nagi.

18′ Rroca lirohet bukur në krahun e majtë dhe provon me një gjuajtje potente, por topi shkon mbi kuadrat. Mundësi e mirë për verilindorët.

12′ Valdet Rama provon të depërtojë në zonën e Debrecenit, duke shmangur 5 kundërshtarë, por në momentin e fundit e lëshon më shumë seç duhet topin, duke i dhënë mundësinë portierit kundërshtar që ta ndalë.

8′ Dominim i Debrecenit në këto minuta, Shelci dhe Tozser provojnë të surprizojnë Frashërin, por pa problem për gardianin korçar.

6′ Musolli provon me një gjuajtje të befasishme nga distanca, topi shkon mbi traun e portierit Nagi.

4′ Vendasit japin shkëndijën e parë me kapitenin Tozser, gjuajtja e tij përfundon mbi kuadrat.

1′ Ka startuar takimi.

FORMACIONET

Debrecen: Nagi, Kusnir, Szatmari, Pavkoviks, Ferenczi, Shecsi, Haris, Tozser, Varga, Takaks, Trujiç. Trajner: Andras Herczeg.

Kukësi: Frashëri, Kitanovski, Cuculi, Teqja, Rrumbullaku, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Rama, Shkurtaj. Trajner: Ernest Gjoka.

Capture1

PANORAMASPORT.AL

Related posts

MIQËSORE/ Kosova mposht me përmbysje Maltën dhe i falet dopietës së Rashicës

Delo.autor

ARBITRI NUK I JEP PENALLTI PËR MILANIN/ Ja episodi i penalltisë që po çmend Italinë (VIDEO)

Delo.autor

KOFERENCA E LAMTUMIRËS/ Messi: E ula pagën për 50%, bëra gjithçka, por ishte e pamundur

Delo.autor

Leave a Comment