Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Europa League Partizani-Sheriff. Rezultati 0-1

Luhet në orën 17:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndeshja e parë mes Partizanit dhe Sherif Tiraspolit, për turin e dytë të Ligës së Europës.

Të dyja skuadrat e kanë të qartë synimin e tyre, për të marrë një rezultat pozitiv. Trajneri Franko Lerda ka hedhur në fushë nga minuat e parë Brojën, Kordeiron dhe Solomon, ndërkaq në sy bie se Mensah dhe Asani nuk janë në formacionin startues. Tekniku italian ka bërë jo pak ndryshime në këtë sfidë të rëndësishme për të kuqtë. Nga ana tjetër nga minuta e parë do të nisë sfidën për Sherifin, shqiptari Latifi.

LIVE | Partizani-Sherif Tiraspol 0-1

GOL:  / Tambe 23′

KOMENTI LIVE

23’ GOL SHERIFI 0-1/ Ndëshkohen të kuqtë, Sherifi shënon me Tambe.

20’ Kartoni i parë i verdhë në sfidë. Ibrahimi ndëshkon për një faull ndaj Latifit. Ka edhe sharje në kor ndaj Latifit nga tifozët e kuq.

19’ Latifi, që ka kaluar nga krahu i majtë i sulmit të Sherifit, hedh një top në zonën e kuqe, por Alban Hoxha del dhe kontrollon.

18’ Mala nga e djathta, lë për Çinarin, ky i fundit hedh një krosim në zonë, por spastrohet mbrojtja nga miqtë.

15’ Shkëndija e parë nga Partizani. Kordeiro lëshon një të djathtë nga krahu i majtë, por topi përfundon mbi portë.

10’ Rast ideal për Sherifin. Një nisje e bukur për Baliman në të djathtë, më pas paston tek Hordienko, dhe ky i fundit me portën e boshatisur e çon topin jashtë kuadratit të Alban Hoxhës.

7’ Kordeiro shmang bukur një kundërshtar në të majtë të sulmit, kroson drejt zonës,por topi shumë i fortë dhe nuk shfrytëzohet nga askush.

5’ Lëvizje të bukura të Latifit në të djathtë të sulmit, pasi shmang dy lojtarë të kuq, kroson në zonë, por largohet topi nga mbrojtja.

2’ Menjëherë topin e kontrollojnë moldavët, dhe kërkojnë të dalin përpara në sulm.

1′ Nis ndeshja në “Selman Stërmasi”.

Related posts

SHKRUAN HISTORINË E FRANCËS/ Por Zhiru acarohet: Trajneri kërkon të më ruajë, por unë…

F.autor

DREJTUESVE IU HUMB DURMI ME SOLSKJAER/ Manchester United zgjedh trajnerin e ri për të ardhmen

Delo.autor

PO GJEN VETEN TEK FLAMENGO/ Sulmuesi brazilian hero me dopietë, por lë nam me kërcimin e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment