Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Europa League Beer Sheva-Laçi, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Laçi luan ditën e sotme sfidën e kthimit në turin e parë të Europa League, në transfertë ndaj Hapoel Ber Sheva.

Kurbinasit e kanë mbyllur në një barazim 1-1 sfidën e parë në Shqipëri, me rezultatin që favorizon izraelitët prej golit në fushën kundërshtare. Por, ekipi i Starovës shpreson shumë tek një kualifikim i mundshëm, teksa kërkon përqendrim maksimal nga ekipi.

LIVE | Hapoel Ber Sheva- Laçi 0-0 (1-1)

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë. Hapoel Ber Sheva- Laçi 0-0

45’ 1 minutë shtesë në pjesën e parë.

42’ Ndëshkohet me karton të verdhë Domgjoni, teksa i qëndroi para topit në një faull të lirë që po ekzekutonin lojtarët izraelitë.

38’ Gjendet përpara Laçi, dhe Nuabueze lëviz bukur e futet në zonë, shkon në fundore dhe teksa kërkon të krosojë në qendër, fiton një goditje këndi.

37’ Drithërima tek porta e Laçit. Pas një krosimi nga e majta të Haselbaink, është Shamir që kërcen dhe godet me kokë, dhe topi përfundon shumë pak jashtë shtyllës së Selmanit.

36’ Ndalet pak sekonda loja, pasi Domgjoni ndien probleme në kofshë, për një top që iu përplas me forcë aty.

35’ Sërish ngacmime tek porta e Laçit. Është Marin Vilçez që provon me të majtën nga hyrja e zonës, por sërish Selmani i sigurt kontrollon topin.

28’ Dalje përpara e Laçit, me Shehun që hedh një top për Nuabuezen. Ky i fundit e mban pak në zonë, por më pas janë izraelitët që spastrojnë gjithçka.

25’ Provon me një goditje nga jashtë zone Safuri, por Selmani në pozicion ndal i sigurt.

22’ Kartoni i parë i verdhë i sfidës, për Biton tek izraelitët, për një ndërhyrje nga mbrapa ndaj Tekos.

15’ Goldberg provon me një goditje nga jashtë zone, por pa shënjestër drejt kuadratit të Selmanit.

10’ Goditje këndi për izraelitët, godet një Migel Vitor me kokë, por topi përfundon vetëm pak jashtë portës së Selmanit.

9’ Depërtim i shpejtë i Lushkjes nga e majta, që zë në befasi mbrojtjen izraelite. Çon topin në mesin e zonës, por pasi pëson një devijim, nuk shkon dot tek këmbët e Nuabuezes.

7’ Nuabueze provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por topi shkon lehtazi jashtë portës.

5’ Goditja e parë nga këndi, për vendasit.

1′ Nis takimi.

 

 

FORMACIONET

Hapoel Ber Sheva: Setkus, Biton, Taha, Migel Vitor, Goldberg, Shamir, Haselbaink, Safuri, Sabag, Marin Vilçez, Karijo.  Trajner: Barak Bakhar.

Laçi: Selmani, Fangaj, Ignjatoviç, Gjoni, Deliu, Lushkja, Shehu, Teko, Domgjoni, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Sulejman Starova.

Gjyqtarë: Tihomir Pejin(Kroaci), Marjan Tomas, Kruno Sariç, Dario Bel(i katërt)

Related posts

SHTATË NDËRHYRJE TË SAKTA NDAJ MILANIT/ Mediat italiane i thurin elozhe Hysajt

F.autor

Antonio Conte “harron” futbollin, tani fillon të luajë volejboll (FOTO)

Isa.Autor

Juventusi interesohet për mesfushorin e Real Madridit

Sadik.Autor

Leave a Comment