Futboll Kategoria Superiore Sport

ZËVENDËSUESI I DEJVI BREGUT/ Teuta akord me një holandez që ka shënuar 40 gola (VIDEO)

Teuta bën gati goditjen e madhe në merkaton e verës. Pas largimit të Dejvi Bregut dhe dëmtimit të Lorenco Vilës, krahët e sulmit të kampionëve u dobësuan, por një holandez pritet të jetë risia e skuadrës të Edi Martinit në ditët e ardhshme. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se klubi është pranë firmës me 28- vjeçarin Arsenio Valport.

Sulmuesi i krahut të majtë sapo ka mbyllur kontratën me ekipin e Superligës qipriote, Ermis Aradipu, aty ku luajti së fundmi edhe mesfushori që ka qenë më parë pjesë e Teutës dhe që ka firmosur aktualisht për Dinamon Lancinet Sidibe.

Valport është një lojtar shumë i shpejt dhe ka një gjithashtu një raport të mirë me golin në karrierën e deritanishme. Ai ishte në pjesën e parë të sezonit 2020-2021 te Dordreht në Ligën e Dytë holandeze, ndërsa në janar iu bashkua qipriotëve të Ermisit, ku në 15 ndeshje shënoi 2 gola.

KARRIERA – Arsenio Valport e ka nisur karrierën te skuadra e njohur holandeze, Herenven, në sezonin 2011-2012. Ai luajti 18 ndeshje në “Eredivisie” nga ku 9 prej tyre me fanellën e Zuolles. Transferta e parë jashtë vendit e sulmuesi ishte në Hungari, pikërisht te klubi i Ferencvarosh, aty ku qëndroi vetëm një sezon (10 ndeshje-1 gol). Më pas u kthye në Holandë te klubi RKC Ualvik, ku shkëlqeu në dy kampionate radhazi, pasi në 50 ndeshje me këtë skuadër, arriti të shënojë 11 gola.

Valport u ble në vitin 216 nga Beitar Jeruzalem, por qëndroi pak në Izrael. Sulmuesi ka një eksperiencë të shkurtër edhe në Korenë e Jugut me Busan Ipark, për të vazhduar më pas në Belgjikë te KSV Rozelare. Ekselsior dhe Dordreht në Holandë, si dhe Ermis në Qipro janë tri ekipet e fundit ku 28-vjeçari është aktivizuar. Lojtari me origjinë nga Surinami pritet të zyrtarizohet nga durrsakët në ditët në vijim. Në total në 184 ndeshje, Valport ka shënuar 40 gola.

Related posts

PAS FITORES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Shehi: Jemi skuadër që gjithmonë kemi qenë për…

Delo.autor

“TRE VITE MË PARË ASKUSH NUK E BESONTE SE…”/ Bonucci karikon “axurrët”: Nuk do të ketë alibi për humbjen

Delo.autor

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, Covid-19 i merr jetën ish-futbollistit të njohur…

Delo.autor

Leave a Comment