Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Europa League Kukësi-Debrecen. Rezultati 1-0

Kukësi luan ditën e sotme ndeshjen e kthimit në turin e parë të Europa League, në “Elbasan Arena” përballë Debrecenit.

Ekipi i Ernest Gjikës, u mund thellë me shifrat 3-0 në takimin e parë të zhvilluar në Hungari, edhe pse duhet theksuar se bëri një paraqitje të mirë veçanërisht në pjesën e parë. Tashmë, verilindorët do të luajnë gjithçka për gjithçka, teksa shpresojnë edhe tek mrekullia.

Një numër i pakët tifozët do të mbështesin skuadrën verilindore në përballjen e sotme. Disfata në sfidën e parë, ka zbehur interesin e kuksianëve.

LIVE | KUKËSI-DEBRECEN 1-0 (0-3)

Ethemi 17′

KOMENTI LIVE: 

17′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Ethemi kalon në avantazh verilindorët. 

15′ Goditje dënimi për Kukësin, shumë pranë zonës, provon Rama, por gjuajtja ndalet nga muri mbrojtës.

13′ Limaj provon me një gjuajtje të befasishme nga goditja e dënimit, topi përfundon në duart e portierit Nagi.

12′ Tjetër tentativë e Kukësit me Limajn, i cili lëshon një predhë nga distanca, por gjuajtja e mesfushorit grushtohet nga portieri mik.

10′ Kundërsulm i rrezikshëm i Debrecenit. Gjuajtja e Truiç përfundon në rrjetën e jashtme të portës së mbrojtur nga Frashërit.

5′ Drithërima e parë në portën e Debrecenit, Rama provon me të majtën nga distanca, gjuajtja përfundon ngjitur me shtyllën.

3′ Musolli provon me njjë vertikalizim për Rrocën, por ky i fundit nuk e kontrollon siç duhet, duke u rrëzuar brenda zonës.

1′ Starton sfida, verilindorët menjëherë në sulm.

Related posts

Ditë e veçantë për legjendën e futbollit, Kryeministri RAMA e kujton me një prej thënieve të tij (VIDEO)

Isa.Autor

“SLAVIA PRAGA ISHTE I ORGANIZUAR”/ Flet Nicolò Barella pas barazimit: Do të “luftojmë” deri në fund, duke…

Delo.autor

E ARDHMJA E TRAJNERIT ITALIAN/ Ja sa kohë ka Sarri për të shpëtuar stolin…

Delo.autor

Leave a Comment