Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Europa League Kukësi-Debreceni, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Te Kukësi besojnë se mund të mposhtin Debrecenin, objektivi minimal që i kanë vënë vetes në ndeshjen e kthimit në Ligën e Europës e sidomos se mund të përsëritin paraqitjen e shkëlqyer në pjesën e parë të ndeshjes kundër hungarezëve.

Kjo është arsyeja pse trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, i ka besuar të njëjtëve futbollistë që hodhi në fushën e lojës në ndeshjen e parë, të cilët krijuan raste e dominuan në 45 minuta ndaj hungarezëve para se të shpërbeheshin në pjesën e dytë.

Et’hemi, Rroca dhe Rama do të jenë në mbështetje të Shkrutajt, me shpresën që këtë radhë të arrijnë të finalizojnë aksionet që krijojnë, jo si në ndeshjen e parë ku shpërdoruan disa mundësi të mira para katërkëndorit të Nagi. /vipsport.al/

LIVE: 

45+1’ Mundësi tjetër e artë për Kukësin me anë të Et’hemit, i cili pasi driblon të gjithë futbollistët që i dalin para, gabon përballë portierit. Mbyllet pjesa e parë.

45’ Tjetër faull nga Kitanvoski i cili mundohet të largojë topin nga mesfusha e tij. Rrezikon shumë tashmë Kitanovski që e ka edhe një karton. Akordohet edhe 1 minutë shtesë.

43’ Mundësi e artë për Debrecenin dhe është Varga ai që kërkon trekëndëshin e portës, por Frashëri e largon në këndore. Vjen krosimi në zonë por pa rrezik.

41’ Tjetër faull nga verilindorët dhe tjetër karton i verdhë. Është Kitanovski ai që është ndëshkuar në mesfushë.

35’ Mundësi e artë për Kukësin me anë të Rrocës i cili merr një superkrosim nga Rama, por goditja fluturimthi e Rrocës përfundon jashtë.

34‘ Qarkullimi i topit nga Kukësi që kërkon të gjejë hapësirë, por mbrojtja hungareze është vendosur mirë.

31′ Faull në mesfushë nga Shkurtaj dhe karton i verdhë për të.

30’ Tjetër goditje dënimi tashmë që i përket Debrecenit. Ka qenë Teqja ai që ka shkaktuar këtë faull duke i dhënë mundësi tashmë hungarezëve.

27’ Rroca ka hapësirë nga distanca dhe provon goditjen, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Sakaq, Rroca ka pësuar dëmtim dhe duhet ndërhyrja e stafit mjekësor.

26’ Tjetër mundësi e mirë për Kukësin me anë të Ramës i cili hyn në zonë duke dribluar, por mbyll mbrojtja mike.

23’ Kukësi mundohet sërish të organizohet dhe është radha e Limajt për të provuar nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë.

20’ Goditje dënimi në favor të Debrecenit shumë pranë zonës. Vjen goditja nga ana e Tozser dhe topi përplaset në traversë. Me fat Kukësi, ndërkohë që Teqja ka marrë karton të verdhë.

18’ GOOOL Kukësi! Ka shënuar Et’hemi një supergol pas një asisti të marrë nga Rroca.

15’ Tjetër goditje dënimi për Kukësin shumë pranë zonës, por sërish shpërdorojnë verilindorët.

13’ Goditje dënimi që i përket Kukësit dhe është Limaj ai që e merr përsipër duke goditur nga distanca, por topi shkon në duart e portierit.

12’ Tjetër mundësi e mirë për Kukësin me anë të Limajt i cili provon nga jashtë zone, por topi largohet në këndore.

10’ Kukësi me fat në këtë moment, aty ku Kusnir del i vetëm përballë portierit Frashëri, por gabon duke goditur në rrjetë të jashtme.

7’ Goditje dënimi në favor të Debrecenit në mesfushë dhe miqtë mundohen të organizohen megjithatë mbyllin verilindorët me anë të Cuculit.

5’ Rama provon një goditje nga jashtë zone dhe e çon topin ngjitur me shtyllën pingule.

3’ Tjetër mundësi e mirë për Kukësin me top të gjatë në drejtim të Rrocës, por mbyllin miqtë mirë edhe njëherë megjithëse Rroca pretendon për penallti.

1′ Nis takimi në “Elbasan Arena” mes Kukësit dhe Debrecenit. Kukësi niset menjëherë në sulm ku vjen një top në drejtim të Shkurtajt megjithatë, del portieri.

Kukësi-Debrecen 0-0

Kukësi: Frashëri, Teqja, Kitanovski, Cuculi, Rrumbullaku, Musolli, Limaj, Et’hemi, Rama, Rroca, Shkurtaj.
Trajner: E. Gjoka

Debrecen: Nagi, Szatmari, Pavkoviç, Tozser, Ferenczi, Haris, Varga, Kusnir, Shzecsi, Trujiç, Zsori.
Trajner: A. Herceg

Related posts

MILAN-JUVENTUS/ Pas një asist nga Dybala, sulmuesi Chiesa mposht portierin Donnarumma (VIDEO)

Delo.autor

NDIZET DERBI TOTTENHAM-CHELSEA/ Trajneri Tuchel: Mourinho shembull, mentalitetin e tij…

Delo.autor

ACAROHET SITUATA GARETH BALE- REAL/ “Los Blancos” kanë gati ndëshkimin për të, ja ku e “dëbojnë” uellsianin

Delo.autor

Leave a Comment