Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Europa League Beer Shefa-Laçi. Rezultati 1-0

Laçi beson se mund të arrijë një rezultat ndaj Hapoel Ber Sheva dhe do të kërkojë kualifikimi në Izrael. Ndaj trajneri Sulejman Starova ka vendosur që të mos bëjë ndryshime në krahasim me ndeshjen e parë të luajtur kundër izraelitëve në shtëpi.

Në formacionin zyrtar te skuadrës kurbinase janë të njëjtët emra që zbritën në fushë nga fillimi në takimin e parë. Kështu është konfirmuar edhe mbrojtja e ngjeshur, por edhe sulmi me Xhixhën në mbështetje të Nuabueze, nga i cili pritet një gol që do të afronte kualifikimin.

Ndërkohë, në radhët e skuadrës vendase ka gjithashtu një ndryshim, pasi nga minuta e parë në këtë sfidë zbret në sulm Kasamajor, i lënë në tribunë në ndeshjen e parë në Shqipëri. /vipsport.al/

MINUTË PAS MINUTE

69’ GOOOL Hapoel, shënon Sabag.

63’ Goditje dënimi nga 30 metra në të djathtë të sulmit të Hapoel, topi harkohet në shtyllën e dytë por Vitor nuk gjen kuadratin.

59’ Lëvizja e parë te vendasit, largohet Kasamajor dhe futet në lojë Ben Sahar.

53’ Goldberg ndal në mënyrë të parregullt Lushkjen dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

51’ Xhixha dhe Nuabueze mundohen të nisin një kundërsulm, por vonohen shumë dhe gjuajtja e qendërsulmuesit nga jashtë zonës në fund është shumë e gabuar.

50’ Top nga e majta në zonën kurbinase, Selmani pret me qetësi ndërsa fiton një faull pas përplasjes me Haselbaink.

48’ Vilçez shmang Shehun dhe me të majtën mundohet të gjejë rrjetën nga jashtë zonës, shënjestra e tij është shumë e gabuar dhe Selmani shoqëron topin me qetësi jashtë.

47’ Deliu niset mirë në krahun e djathtë, por nuk arrin të kombinojnë me Nuabueze në zonën e vendasve për të rriskuar portën e tyre.

46’ Fillon pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

Related posts

“JAM SURPRIZUAR SHUMË NGA TRAJNERI ARTATA”/ Xhaka thyen heshtjen: Ju tregoj pse reagova ndaj tifozëve

Delo.autor

RIVALË NË FUTBOLL/ Shqipëria mundet nga Kosova, vendos një gol në pjesën e dytë

Isa.Autor

JUVENTUS-PARMA/ “Miqtë” shkurtojnë avantazhin, shënon Barilla

Delo.autor

Leave a Comment