Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Juventus-Tottenham, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-1

Juventusi e nis turneun në Azi me përballjen ndaj Totenhemit, aty ku bardhezinjtë luajnë ndeshjen e parë nën drejtimin e Maurisio Sarrit. Sakaq, nga ana tjetër është Totenhemi që arriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve dhe që për herë të parë pas 2 sezonesh, ka bërë afrime në merkato.

Sa i përket formacioneve, Sarri ka preferuar të luajë me lojtarët e sezoni të shkuar ku e vetmja risi është Bufoni në portë, por shiritin e kapitenit e mban Bonuçi. Sakaq, bardhezinjtë kanë një stol luksi me emra si De Ligt, Higuain, Rabiot, apo edhe Shiezni. Nga krahu tjetër, Poçetino ka lënë në stol N’Dombelen e afruar këtë verë si edhe sulmuesin Kejn e Eriksen duke i dhënë më shumë hapësirë të rinjve.

LIVE:

Juventus-Totenhem 0-1
Shënues: 30’Lamela

Formacionet:

Juventusi: Bufon, De Shilio, Rugani, Bonuçi, Kanselo, Matuidi, Pjaniç, Çan, Manxhukiç, Bernardeski, Ronaldo.
Trajner. Maurisio Sarri

Totenhem: Gazaniga, Uokër-Peters, Alderveirld, Tanganga, Xhorxhiu, Skip, Uinks, Lamela, Ali, Son, Parrot.
Trajner. Maurisio Poçetino

Related posts

SFIDA NDAJ MILAN/ Ronaldo shqetëson kampin e “Zonjës së Vjetër”, ja vendimi i Sarrit

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Covid-19 vazhdon të jetë prezent në futboll, klubi italian konfirmon tre raste pozitive

Delo.autor

FITORJA NDAJ GJERMANISË PËR “EURO 2020″/ Mesfushori Pogba: Fitore e madhe për ne, pa shokët nuk vlej asgjë

Delo.autor

Leave a Comment