Futboll Sport

FITORJA NDAJ GJERMANISË PËR “EURO 2020″/ Mesfushori Pogba: Fitore e madhe për ne, pa shokët nuk vlej asgjë

Dymbëdhjetë topa të rikuperuar, 13 duele të fituara dhe 4 faulle të pësuara. Të gjitha përbëjnë rekord për duelin Francë–Gjermani dhe i shërbyen Pol Pogbasë për t’u shpallur lojtari më i mirë i takimit. Vetë mesfushori u ndal për mediat pas takimit të djeshëm duke deklaruar:

“Më vjen mirë për statistikat e mia, por në këto kushte vlerë më të madhe ka paraqitja e skuadrës. Pa ndihmën e shokëve të mi nuk do të kisha qenë dot kurrë kaq vendimtar. Unë mundohem, por janë ata që më vendosin në kushte për të dhënë më të mirën”.

Tri pikë të rëndësishme për Francën, por Pogba frenon entuziazmin. Deklarata e tij është një himn për “Gjelat” që triumfuan në fushën e Gjermanisë. “Ishte një sukses i kolektivit. Të gjithë ishim shumë të motivuar në ato që ishin detyrat tona. Jemi kampionë bote dhe duhet të japim gjithmonë maksimumin për të mbajtur statusin tonë.

Edhe kur duhet të vuajmë, jemi gati ta bëjmë së bashku. I njëjti diskutim vlen edhe për fazën sulmuese. Mendoj se ky është sekreti i paraqitjes sonë”, përfundoi deklaratën e tij mesfushori francez.

Related posts

(VIDEO) Chelsea përmbys rezultatin ndaj Arsenal, Alonso ‘hesht’ stadiumin

Q.Autor

Sofija Milosevic/ Ja me çfarë KRENOHET Serbia në Botëror (FOTO)

Isa.Autor

ÇFARË PO NDODH/ INTERI fiton derbin me MILANIN edhe në tregun kinez

Isa.Autor

Leave a Comment