Futboll Seria A Sport

LUKAKU MBETET OBJEKTIV I INTER/ Flet Marotta: E kemi bërë ofertën tonë, por…

Administratori i Interit, Giuseppe Marotta ka folur për ecurinë e negociatave me Manchester United, për transferimin e Lukakut.

Marotta theksoi se belgu mbetet një objektiv i zikaltërve, por pranoi se këta të fundit nuk mund të paguajnë çdo lloj shifre për ta sjellë në Milano.

“Për Lukakun kemi bërë një ofertë, duke respektuar mundësitë tona ekonomike, por edhe vlerat e lojtarit dhe klubit që ka kartonin e tij. Tani jemi në pritje dhe shpresojmë të kemi një përgjigje pozitive. Megjithatë duhet të theksojmë se ka ende edhe shumë kohë para se të mbyllet merkatoja”, deklaroi Marotta.

Icardi? “Icardi mbetet një futbollist i Interit, por duhet të theksojmë se qëndrimi ynë ndaj tij, është bërë publik tashmë. Kam 40 vite karrierë dhe ky është një nga rastet më të vështira për t’u menaxhuar, që komplikohet edhe më shumë, për shkak të bujës mediatike”

Related posts

FOTO/ Shënon dopietë për 9 minuta, sulmuesi shqiptar i mahnit të gjithë

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Angli-Bullgari. Rezultati 3-0

Delo.autor

EDON HASANI GJEN MENJËHERË EKIP/ Ja ku ka firmosur ish-mesfushori i Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment