Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Barcelona dhe Manchester United planifikojnë shkëmbinin e “rrezikshëm”, befasohet Derbi i Italisë

Barcelona është në vështirësi ekonomike. Katalanasit janë klubi më i goditur nga pandemia dhe po mundohen të përforcojnë skuadrën pa shpenzuar.

Këtë e tregojnë transferimet me kosto zero të Sergio Aguero dhe Eric Garcia, pa harruar Depay që pritet të nënshkruajë shumë shpejt.

Barcelona synon të përdorë edhe shkëmbimet dhe një nga këto mund të përfshijë edhe Donny van de Beek.

Sipas Sport, mesfushori holandez i Manchester United i ka kërkuar klubit që të largohet pas një sezoni negativ në Old Trafford.

Holandezi është pëlqyer gjithmonë nga skuadrat italiane, nga Roma tek Juventus dhe Inter.

Sipas Daily Express, Barcelona mund t’i ofrojë Miralem Pjanic Manchester United në këmbim të Van de Beek. Një tjetër goditje për Juventus dhe Inter, të dy të interesuara për boshnjakun.

Related posts

Salah paralajmëron: Kjo do të ndodh në kundër Romës në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ “ZONJËS SË VJETËR”/ Inzaghi: Nuk e kisha parë kurrë Juventusin në…

Delo.autor

Shkëlqeu me Salzburgun, Valon Berisha shumë pranë ekipit prestigjoz në Itali

Sadik.Autor

Leave a Comment