Futboll Sport

MBËSHTETJE E KUFIZUAR PËR AZERËT/ Ja çfarë e favorizon Partizanin në Baku

Ndeshja e kthimit mes Karabakut dhe Partizanit do të luhet më 17 korrik, ora 19:00, në stadiumin “Dalga Arena” të Bakusë. Në fakt, Karabaku i zhvillon gjithnjë ndeshjet në Kupat e Europës në stadiumin “Tofik Bahramov”, i cili ka një kapacitet prej 31.200 vendesh. Mirëpo, këtë herë është detyruar të bëjë një tjetër zgjedhje, sepse në “Tofik Bahramov” do të zhvillohet një festival rinor që ka rëndësi të madhe në kryeqytetin azer.

“Dalga Arena” është një stadium modern i ndërtuar para 8 viteve dhe ka një kapacitet prej 6500 vendesh. Në kushtet kur interesimi nga tifozët e Karabakut është shumë më i madh se kapaciteti i stadiumit, fakti që do të luhet në “Dalga Arena” nuk shikohet si diçka pozitive për skuadrën. Kështu që numri i kufizuar i tifozëve në mbështetje të Karabakut mund të jetë një favor për “demat”.

dalga arena

Në bazë të rregullores së UEFA-s për tifozët, në dispozicion të Partizanit do të ketë vetëm 350 bileta, por edhe kaq dalin tepër për kampionët e Shqipërisë, pasi mbështetësit e Partizanit në stadium pritet të jenë të paktë. Partizani do të udhëtojë nesër me çarter drejt Bakusë, kështu që numri i mbështetësve varet nga klubi që ka në dorë për të plotësuar vendet bosh në avion.

BILETAT – Karabaku ka hedhur në shitje biletat për ndeshjen ndaj Partizanit që do të luhet pasnesër në stadiumin “Dalga Arena”. Ndonëse është stadium i vogël, por pak larg rezidencës së tyre, klubi azer u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë në mbështetje të Karabakut.

dalgaaa arena

Bileta më e lirë është në sektorët pas portave dhe kushton 1.5 euro, ndërsa në tribunat e tjera të stadiumit çmimi i biletës varion nga 3 deri në 7 euro. Vetëm në sektorin VIP, aty ku kapaciteti është i kufizuar, çmimi është më i lartë, teksa shkon rreth 26 euro.

Related posts

​Unitedi ofron 68 milionë euro për yllin e Juventusit

Delo.autor

VIDEO/ Bayern në kolaps, Hoffenheim dyfishon shifrat me një supergol

Q.Autor

ZYRTARE/ Manchester United ofron 40 milionë euro për zbulimin e Botërorit…

Isa.Autor

Leave a Comment