Futboll La Liga Sport

Bernabeu harron RONALDON/ TIFOZËT tregojnë se kush duhet të fitoi “TOPIN E ARTË”

Tifozët e Real Madridit kërkuan duke brohoritur që çmimi “Topi i Artë” t’i jepej mesfushorit të skuadrës së tyre, Luka Modric, dhe jo ish-sulmuesit të tyre, që këtë verë u largua për në Juventus, Cristiano Ronaldo.
Keylor Navasi, Sergio Ramosi dhe Luka Modrici i prezantuan para tifozëve të Real Madridit në Santiago Bernabeu çmimet që i kishin fituar nga UEFA. Këtë prezantim ata e bënë mbrëmë para ndeshjes kundër Leganes.

Tifozët i duartrokitën që të tre lojtarët, madje edhe brohoritën kërkesën që mesfushori kroat ta fitojë çmimin “Topi i artë”, kërkesë kjo që lë të kuptohet se tifozët e “Los Blancos” nuk duanë që ish-sulmuesi i tyre, Cristiano Ronaldo, ta fitojë këtë çmim më.

“Lukita, Topi i Artë”, brohorisnin tifozët e Real Madridit derisa filloi ndeshja, të cilën Real Madridi e fitoi me rezultat 4-1.

Në mbrëmjen për ndarjen e çmimeve të lojtarëve më të mirë dhe për shortin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, Navasi e mori çmimin për portierin më të mirë, Ramosi për mbrojtësin më të mirë, ndërsa Modrici mori çmimin për mesfushorin më të mirë, si dhe për lojtarin më të mirë.

Cristiano Ronaldo e fitoi çmimin për sulmuesin më të mirë, por ai nuk ishte i pranishëm në Monako për ta marrë çmimin. Ai humbi kundër ish-bashkëlojtarit të tij për çmimin e lojtarit më të mirë. Trajneri i tij i ri në Juventust, Massimiliano Allegri, ka bërë të ditur se Ronaldo ishte mërzitur që nuk e ka fituar këtë çmim.

Ramos dhe Modrici startuan ndeshjen që të dy, ndërsa Navasi ishte në bankën rezervë pasi që vendin e tij, për këtë ndeshje, e zuri portieri i ri, Thibaut Courtois, i cili debutoi për klubin e tij të ri.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Kumbulla mund të luajë në Champions përkrah një tjetër lojtari të Kombëtares

Delo.autor

BRAZILIANI PREMTUES/ Bordeaux konfirmon transferimin e Malcom tek Roma

Isa.Autor

Në Gjermani del në shitje paketimi i salçiçeve “7-1” në kujtim të fitores ndaj Brazilit

Sadik.Autor

Leave a Comment