Futboll Kategoria Superiore Sport

MBIPOPULLIM TË HUAJSH NË SUPERIORE/ Ja kush rrezikon të largohet nga Partizani

Lëvizjet e fundit në merkaton e Partizanit kanë bërë që të shtohet ndjeshëm numri i të huajve në radhët e kampionëve të Shqipërisë.

Aktualisht, të kuqtë kanë në përbërje tetë futbollistë të huaj, kur dihet se në kampionat, sipas rregullit të vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, lejohen të luajnë njëkohësisht vetëm katër të huaj. Dje Komiteti Ekzekutiv nuk e ka miratuar kërkesën e shumicës së klubeve të Superiores që numri i të huajve që lejohet të luajnë në kampionat të rritej në pesë.

Mbipopullimi me lojtarë të huaj bën që në vijim të ketë ndonjë skarcim nga radhët e tyre. Për momentin, më i rrezikuari te “demat” është Tijan Jaiteh. Lojtari nga Gambia u afrua në merkaton e janarit, por 30-vjeçari nuk arriti të përshtatej dhe të fitonte terren te “demat”. Ajo që e bën më bindëse largimin e Jatieh është lënia e tij jashtë listës që Partizani ka federuar në UEFA. Klubi po mundohet që të gjejë gjuhën e mirëkuptimit me Jaiteh, që të zgjidhjet marrëveshja, pasi gambiani ka edhe një vit kontratë me të kuqtë dhe hyn te lojtarët më të paguar, rreth 6 mijë euro në muaj.

kardozo

Lukas Kardozo është i huaji i dytë që rrezikon. Braziliani pas dëmtimit që pësoi në prill të 2018-ës, ku iu nënshtrua operacionit, nuk ka arritur që ta kapë formën. Lukas erdhi si një shpresë e madhe për sulmin, por brazilianit i janë ulur kreditit, ndaj mund të gjendet një zgjidhje me atë për të ulur numrin e të huajve në ekip.

Capture

PANORAMASPORT.A

Related posts

KA FESTË NË “SAN SIRO”/ Bomberi refuzon Chelsean sepse do të firmosë me Milanin

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Juventus me Dybala-n luante për titull. “Zonja e Vjetër” do ishte 3.5 pikë larg Interit

Delo.autor

Çmim REKORD i fanellave të KOSOVËS, më të shtrenjta se të Bayernit dhe Realit

Isa.Autor

Leave a Comment