Basketball Sport Të tjera

NBA/ Mori leje për të shkuar në funeral, basketbollisti i njohur kapet “mat” në Strip

Lu Uilliams, ylli i Los Anxhelos Klipers, ka përfunduar në qendër të polemikave për shkak të largimit nga grumbullimi nga “Disney World”, aty ku janë akomoduar të gjitha skuadrat, në pritje të rifillimit të sezonit në NBA. Uilliams ishte larguar me autorizim, ku do të merrte pjesë në një funeral, por ai nuk i ka bërë dot ballë tundimit të jetës së natës, pasi basketbollisti është parë në një “Strip Club” në Atlanta.

pjimage
33-vjeçarin e ka nxjerrë zbuluar reperi Xhek Harlou, pasi ky i fundit ka postuar një foto në “Instastory” (e fshiu vetëm disa minuta më vonë), ku shfaqet së bashku me lojtarin e Klipers në një prej klubeve më të famshme në Atlanta. Menjëherë pas shpërthimit të polemikave, Harlou provoi ta mohonte, duke deklaruar se bëhej fjalë për një foto të vjetër dhe se e njihte prej kohësh basketbollistin, por ky justifikim nuk qëndron: Në foto dallohet qartë maska me logon e NBA-së, maska të cilat liga i ka shpërndarë për të gjithë personat që po qëndrojnë në grumbullim në Orlando.

Uilliams më pas i është rikthyer grumbullimit në “Disney World”, ndonëse duhet ende duhet të presë për bashkuar me ekipin. Veprimin e lojtarit nuk e ka pritur mirë as trajneri i Klipers, Dok Rivers, i cili para ndeshjes miqësore kundër Uashingtonit u shpreh: “Uilliams është rikthyer, por nuk jemi aspak të kënaqur me ato që kemi parë ‘online’”.lou-williams-2

NBA ka nisur hetimet për të kuptuar se sa ditë karantinë duhet të bëjë Uilliams, para se të bashkohet me skuadrën. Uilliams ishte autorizuar për të shkuar në një funeral dhe do ti nënshtrohej testit anti-”COVID” çdo ditë, ndërsa normalisht parashikohej që duhej të qëndronte vetëm 4 ditë në izolim. Por tani ai rrezikon të qëndrojë në izolim 10 deri në 14 ditë. Një telash i madh për Klipers, që mund të humbasë për disa ndeshje një prej lojtarëve më të rëndësishëm.

Related posts

ZYRTARE/ Klubi italian godet në merkato, transferojnë sulmuesin shqiptar…

Delo.autor

PROBLEME TEK JUVENTUSI/ Trajneri Allegri shqetësohet për situatën

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Mbappe drejt Realit, PSG ëndërron tridhëmbëshin Messi-Neymar-Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment