Futboll Seria A Sport

MENAXHERI I OFRON SHËRBIMET MILANIT/ Paolo Maldini refuzon lojtarin e “Los Blancos”

Zhorzh Mendesh po kalon ditë të ethshme bashkëpunimi me Milanin. Thelbi është largimi i Andre Silvës nga kuqezinjtë, por menaxheri portugez ka përfituar nga takimet me drejtuesit e “Djallit” për të arkitekturuar një tjetër operacion.

Menaxheri i njohur thuhet se i ka ofruar Milanit shërbimet e Hames Rodriguezit në këmbim të 42 milionë eurove. Kolumbiani nuk është në planet e Realit të Madridit, as tani që kanë humbur për nëntë muaj Marko Asension. Për shërbimet e mëngjarashit kandidati kryesor është Atletiko e Madridit, sidomos pasi edhe Napoli nuk duket i gatshëm të plotësojë kërkesat madrilene, duke kërkuar huazim me të drejtë blerjeje për Hamesin.

Me shumë gjasa as Milani nuk do të përfshihet në ankande, aq më tepër që Hames është një lloj mesfushori që vështirë se do të gjente pozicionin e duhur në skemat e Marko Xhampaolos, ndaj për këtë arsye krerët kuqezinj kanë refuzuar propozimin e Mendeshit.

Related posts

2 SUPER GOLA DHE 1 KARTON TË KUQ/ Partizani-Teuta ndajnë pikët në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

LA LIGA/ 5 lojtarët me më shumë asiste dhe shanse të krijuara për 2018 (FOTO)

Delo.autor

NGA NJË LOJTAR “MAGJIK” TEK KAPITULLI I RI/ Mutu, historia e “Playboy”-t që tani po edukon brezin e ri

Delo.autor

Leave a Comment