Futboll Seria A Sport

TRIUMFUAN ME PËRMBYSJE/ Ish-lojtari i “Zikaltërve” analizon Juventus: Ata nuk luajnë si…

Juventusi mposhti ditën e djeshme Atalantën 3-1 me përmbysje, falë dy golave të Higuainit dhe një goli të Dibalës në fund.

Pas ndeshjes, fitoren e  bardhezinjve e analizoi edhe një nga ish-futbollistët e Interit, siç është Xhiuzepe Bergomi.

Ky i fundit për “Sky Sport” u shpreh se “Zonja e Vjetër” shumicën e ndeshjeve i fitojnë në fund, duke thënë se ata nuk luajnë ende si një skuadër. “Statistikat tregojnë se Juventusi fiton shumicën e ndeshjeve në fund. Ata ene nuk luajnë si një skuadër e vërtetë.

Rezultati ndaj Atalantës është gënjeshtar, për atë që ekipet dhanë në fushë. Bergamaskët luajnë gjithmonë një lojë të hapur, dhe krijojnë shumë raste.bergomii

Dibala? Ai gjithmonë e ndihmoi ekipin dhe ishte i rrezikshëm për kundërshtarin. Ai dribloi disa herë kundërshtarët, luajti si një kampion i shkëlqyer duke e tërhequr ekipin drejt fitores.”, u shpreh Bergomi.

Related posts

MANCHESTER CITY-PSG/ Pochettino: Kjo sfidë e madhe është më e vështirë se finalja, duhet të jemi…

Delo.autor

Swansea-Arsenal, “Topçinjtë” kanë fituar 3 sfidat e fundit ndaj “Mjellmave”

Q.Autor

SYNOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Bayern dhe Manchester City duel në merkato, kërkojnë talentin francez…

Delo.autor

Leave a Comment