Futboll Sport

MERKATOJA E VERËS/ Ja si ndryshojnë skuadrat e mëdha përpara Championsit (FOTO)

A mund të luftohet me De Ligtin, Rabionë dhe Ramsejn për Ligën e Kampioneve? Në teori po, edhe pse Europa fsheh gjithmonë shumë surpriza të frikshme, si për shembull ndonjë “Ajaks” tjetër sivjet, që mund të hedhë në erë shpresat dhe ëndrrat për sukses.

trofeu champions league

Diferencat e këtij Juventusi kundrejt atij të sezonit të kaluar janë të paktën dy: i pari është strategjik, pasi sivjet drejtuesit bardhezi nuk i kanë besuar vetëm një blerjeje të vetme të madhe (Kristiano Ronaldo), për t’u ngjitur në çatinë e Europës, por është një pasurim dhe rifreskim i motorit të “Zonjës së Vjetër”.

Sivjet, përveç boshtit të vjetër, me blerjet e De Ligtit, Rabiosë dhe Ramsejt, skuadrës i shtohet një bosht i ri, i cili mund të shtyjë edhe më fort Juventusin drejt trofeut “të mallkuar”. Ndërsa diferenca e dytë lidhet me emrin e Mauricio Sarrit.

Juventus

Jo vetëm limfë e re në fushë, por edhe në ide, pasi trajneri i ri premton futboll sulmues dhe modern, ndryshe nga ai pragmatist dhe cinik i Masimiliano Alegrit. Sipas planeve, pritet të vazhdohet sërish me sistemin 4-3-3, me atë që dalin në skemë edhe Mançester Siti dhe Liverpuli. Ndoshta mësimet e Sarrit në Premier Ligë mund të sjellë edhe një eksperiencë tjetër pozitive, për të rritur më tepër nivelin e lojës bardhezi.

Sezonin e kaluar, Çelsi i Sarrit arriti të kalonte në “Stamford Bridge” Sitin dhe barazoi me Liverpulin në sekondat finale, duke pësuar golin e Starrixhit. Ndërsa në transfertë, blutë humbën keq, 6-0 me Sitin, por pushtuan strofkën e atyre që më pas do të shpalleshin kampionë të Europës (Liverpulit).

Siti

Por, edhe duke kaluar te Juventusi, Sarri pritet që të ketë sërish një betejë me Guardiolën dhe Klopin, pasi janë ata dy prej strategëve për t’u mundur, nëse do të kërkohet të arrihet te Champions-i. Guardiola dhe Siti është përforcuar në mesfushë me Rodrin, ndërsa Liverpuli ka mbetur për momentin me të njëjtin grup që ka pasur dhe nuk duket se ka nevojë që të kërkojë ndonjë përforcim.

Liverpul

Një tjetër rivale e frikshme në Europë është mbi të gjitha Barcelona, pasi me dy goditjet Grizman dhe De Jong ata kanë përforcuar dy repartet që dështuan keqazi në “Anfield Road”, edhe pse kishin fituar 3-0 në shtëpi. Prandaj, mbrëmje si ajo nuk duhet të përsëriten më te katalanasit.

Barcelona

Por, kujdes edhe Realin… Madrilenët janë rikthyer bindshëm në merkato dhe kanë bërë pesë afrime, ku mes 303 milionë eurove, sigurisht që tremb më shumë blerja e Hazardit, ndonëse edhe Joviç, Mendi, Militao dhe Rodrigo pasurojnë të gjitha repartet, që u dukën të shkarkuar pas 3 Champions-ave radhazi. Bajerni i Mynihut, një tjetër protagoniste që i ka munguar arenës ndërkombëtare.

Real

Do ta nisin sezonin pasi kanë humbur dy emblema si Riberi e Roben, që do të zëvendësohen nga të rinjtë Gnabri e Koman, ndërsa të vetmet përforcime që janë bërë deri tani, kanë qenë dy mbrojtësit e krahëve, Pavar e Hernandez, që mund të përshtaten edhe në qendër, pa harruar se kanë humbur edhe Humelsin. Sigurisht që te Bajerni për momentin pritet më shumë një ndryshim taktik sesa ndonjë afrim në mesfushë e në sulm, por gjithsesi mbeten një “tank” i frikshëm.

Bajern

Dhe në fund, PSGja… Tri blerje të mbyllura: qendërmbrojtësi Diallo nga Dortmundi si dhe dy mesfushorët, Sarabia dhe Herrera. Emra të tillë trembin pak, ndonëse frika më e madhe e francezëve lidhet me çështjet delikate të Nejmarit dhe Mbapesë, dy yje të mbuluar me flori, që nuk duken më të lumtur në Paris.

PSG

Dhe nëse kjo gjë nuk zgjidhet shpejt, mund të krijohet një “vetëvrasje” e papranueshme. Shkurt dhe qartë, për momentin është kjo panorama aktuale që paraprin Ligën e Kampioneve, ndonëse Juventusi sivjet duket shumë herë më i bindur dhe më i përgjegjshëm për të provuar që të tentojë pushtimin e Europës.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Milan kualifikohet me vuajtje në çerekfinale falë Kessie dhe portierit Donnarumma

Delo.autor

MAN UNITEDI KALON NË EPËRSI/ Shënon një super gol Rashford (VIDEO)

Delo.autor

FRANCEZI ZBATON ME PËRPIKMËRI…/ Zbulohet sekreti i “RILINDJES” së Benzema

Delo.autor

Leave a Comment