Futboll Sport

MPOSHTET NË IZRAEL/ Ekipi i Starovës eliminohet nga Europa League

Laçi u eliminua nga Europa League që në turin e parë, teksa në takimin e kthimit ndaj Hapoel Ber Sheva, u mund brenda në Izrael, me rezultatin e ngushtë 1-0.

Me ndeshjen e parë të mbyllur 1-1 në Laç, ekipi i Starovës rezistoi pa pësuar gol pjesën e parë në transfertë. Edhe pse tentoi të ngacmonte me ndonjë dalje para në sulm me Xhixhën e Nuabuezen, kurbinasit nuk shënuan, por as nuk pësuan me Selmanin që ishte në krye të detyrës sa herë u thirr.

Në pjesën e dytë, izraelitët u treguan më të kujdesshëm, dhe me një aksion të bukur që nisi nga e djathta, ishte Marin që hodhi një top për Sabag në mesin e zonës së Laçit, dhe i pambuluar nga mbrojtja e kishte të lehtë të mposhtte Selmanin.

Ekipi i Starovës kërkoi të reagonte më pas, por pa sukses. Në fund, rezultati i përgjithshëm i dy ndeshjeve ishte 2-1, dhe Laçi mbetet jashtë Europës, ndërsa vazhdon më tej Hapoeli.

Related posts

I “SHKEL SYRIN” PARTIZANIT/ Asani: Nuk e kuptoni sa e rëndë është fanella nëse se keni veshur (FOTO)

Delo.autor

Maratona e Tiranës/ Njoftim i rëndësishëm për garuesit, ja çfarë duhet të bëjnë pjesmarrësit deri ditën e nesërme

Isa.Autor

LUAJNË PA ICARDIN/ Brenda 4 minutash Interi shënohen dy gola të shpejtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment