Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Europa League Kukësi-Debreceni. Rezultati 1-1

Te Kukësi besojnë se mund të mposhtin Debrecenin, objektivi minimal që i kanë vënë vetes në ndeshjen e kthimit në Ligën e Europës e sidomos se mund të përsëritin paraqitjen e shkëlqyer në pjesën e parë të ndeshjes kundër hungarezëve.

Kjo është arsyeja pse trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, i ka besuar të njëjtëve futbollistë që hodhi në fushën e lojës në ndeshjen e parë, të cilët krijuan raste e dominuan në 45 minuta ndaj hungarezëve para se të shpërbeheshin në pjesën e dytë.

Et’hemi, Rroca dhe Rama do të jenë në mbështetje të Shkrutajt, me shpresën që këtë radhë të arrijnë të finalizojnë aksionet që krijojnë, jo si në ndeshjen e parë ku shpërdoruan disa mundësi të mira para katërkëndorit të Nagi. /vipsport.al/

LIVE: 

59′ GOOOL Debreceni! Kanë barazuar miqtë. Mbrojtja verilindore nuk ishte vendosur mirë dhe kanë qenë hungarezët, ata që kanë shënuar golin e barazimit.

53’ Kukësi qarkullon topin duke u munduar për të gjetur hapësira por janë vendosur mirë hungarezët. Është Rama ai që provon një goditje nga distanca me të djathtën, por gabon.

49’ Probleme për Ardian Cuculin që largohet për të marrë ndihmën e parë.

46′ Nis pjesa e dytë me shkelmimin nga mesfusha të vendasve.

Related posts

KUSHTON 140 MILIONË EURO/ Gjigantët e Premier League marrosen pas 19-vjeçarit…

Delo.autor

“DO T’I PËRCJELL FJALËN E ZOTIT”/ Tentoi të hynte në shtëpinë e Neymar, arrestohet autori

Delo.autor

RONALDO BOJKOTOI PORTUGALINË/ Ky fakt GËZON Kroacinë dhe Italinë (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment