Futboll Kategoria Superiore Sport

ZBRET NË FUSHË PËR FAZËN PËRGATITORE/ Skënderbeu nis stërvitjen, ekipit i shtohen edhe tre lojtarë

Skënderbeu, ka zbritur ditën e sotme në fushë ku ka nisur stërvitjen për sezonin e ri futbollistik.

Klubi përmes një postimi  në “Facebook”, bën me dije se në stërvitje ishin të pranishëm të gjithë lojtarët nën kontratë.

Gjithashtu ekipit i janë shtuar 3 lojtarët e përfituar nga ekipi Under19, Eqerem Liqeri, Flavio Demollari dhe Kosta Vangjeli.

Postimi i klubit:

“Ekipi fillon fazën përgatitore”

Skënderbeu është grumbulluar sot në Tropikal Resort në Durrës ku do të zhvillohen përgatitjet për sezonin e ri.

Nën drejtimin e Gentian Liçit dhe Ilir Bozhiqit, Ujqërit kanë zhvilluar në orët e pasdites seancën e parë stërvitore.

Të gjithë lojtarët nën kontratë ishin të pranishëm në seancën e sotme stërvitore.

Me ekipin janë bashkuar dhe 3 lojtarët e përfituar nga ekipi Under19, Eqerem Liqeri, Flavio Demollari dhe Kosta Vangjeli.”

 skenderbeu scree

/PANORAMAS

Related posts

U LARGUA ME BARRELË GJATË SFIDËS NDAJ FINLANDËS/ Mbrojtësi i Rusisë rrezikon dëmtimin e rëndë, dyshohet se…

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Triumfojnë bindshëm Bayern dhe Dortmund, “roboti” Haaland thyen rekord

Delo.autor

United fiton garën e merkatos, talenti sllovak bëhet “djall”

Sadik.Autor

Leave a Comment