Futboll Sport

NDRYSHIM RADIKAL NË CHAMPIONS LEAGUE/ Në shtator propozimi për “vendet e garantuara”

UEFA është gati të ndryshojë Ligën e Kampioneve dhe të vërë në zbatim planin për t’i garantuar vendin disa skuadrave për edicionin pasardhës, edhe pse nuk bëhet fjalë për një ndryshim aq radikal sa mendohej fillimisht me planet e ECA. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka deklaruar se është propozuar ndryshimi i pjesëmarrësve të aktivitetit, për të garantuar që skuadrat të cilat shkojnë deri në gjysmëfinalet apo çerekfinalet e turneut, të kenë vendin tyre në fazën në grupe në edicionin pasardhës.

“Ne do të dëshironim që të mbronim skuadra si Ajaksi këtë vit, apo Monako e Leister në edicionet paraardhëse. Ajaksi luajti në gjysmëfinale dhe tani u duhet të shesin lojtarë pasi nuk e dinë dhe nuk e  kanë të sigurt nëse do të kualifikohen në Ligën e Kampioneve në vitin tjetër. Nuk mendoj se duhet të mbrojmë shumë klube, pasi kështu do të ishte një turne shumë i mbyllur, por mendoj se duhet t’i mbrojmë disa prej tyre”, tha Çeferin për ”Times”.

“Ideja jonë është që klube të cilët arrijnë deri në një pikë të caktuar të turneut, të mund të garojnë në fazën në grupe edhe vitin pasardhës. Por çdo gjë është vetëm në fazë diskutimi, kemi një mbledhje me 11 shtator për ta debatuar këtë çështje me ligat dhe klubet”, deklaroi ai.

Ndërkohë, UEFA po tenton të sfidojë hapur FIFA-n, duke organizuar një ndeshje mes fituesve të Europianit dhe atyre të Kupës së Amerikës. “Kampionët e Kampionëve” do të quhet dueli i cili pritet të tërheqë një vëmendje shumë të madhe e që praktikisht zë vendin e Kupës së Konfederatave që zhvillonte FIFA para Botërorëve. “Nuk kemi pse t’i marrim leje FIFA-s, ajo nuk ka asnjë lidhje me këtë ndeshje. Jemi partnerë të saj, jo vartës”, ishte kërcënimi i hapur i Çeferin.

Related posts

TRAJNERI PIOL ME PROBLEME/ Një muaj jashtë fushave për shkak të dëmtimit mesfushori i Milanit…

Delo.autor

E BUJSHME/ Suarez “SHFRYTËZON” mungesën e Messit, mësoni ku e ka kaluar “pleshtin” (FOTO)

Isa.Autor

“Dua të fitoj gjithçka me Juven, më pas Botërorin”

Q.Autor

Leave a Comment