Futboll Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ JUVENUTS/ Conte: Do shohim përtej rezultatit…

Pas humbjes ndaj Manchester United, tashmë ndeshja e radhës miqësore për Interin është ndaj Juventusit.

Një ndeshje e nxehtë, pasi Conte luan për herë të parë ndaj ish-ekipit, teksa aty gjendet Sarri tashmë në stol.

Ditën e sotme, ishte pikërisht Conte që doli në konferencë para kësaj ndeshjeje, ku foli edhe për ekipin e tij.

“Këto ndeshje të ndihmojnë të krijosh një ide më të mirë për punën që po bën. Për fazën kur ke topin në qarkullim, dhe atë kur nuk e ke. Analizojmë gjërat pozitive dhe negative, në mënyrë që të përmirësohemi. Ndaj Juves do jetë një miqësore me rëndësi. Të dyja ekipet janë ende në përgatitje. Edhe ne, edhe Juvja do përpiqemi të bëjmë një lojë të mirë, dhe shpresojmë të shohim përmirësime, përtej rezultatit”, deklaroi tekniku i Interit.

Related posts

E BUJSHME/ “Gruaja po e tradhton me shokun e skuadrës”, reagon Christian Eriksen

Delo.autor

MË E SHTRENJTA NË TË GJITHË PORTUGALINË/ CR7 nis pushimet me familjen e tij në shtëpinë e re 7.3 milionë euro (FOTO)

Delo.autor

Cristiano Ronaldo

Sadik.Autor

Leave a Comment