Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares…

Futbolli shqiptar ka marrë një lajm të hidhur ditën e sotme, teksa është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare ish-trajneri i Kombëtares, Shyqyri Rreli.

shyq_rreli_fq_20_2

Reli ka qenë një figurë e madhe e futbollit shqiptar, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Dinamos dhe Tiranës. Ai është vlerësuar gjithashtu edhe me titullin “Nderi i Kombit” për kontributin e çmuar të dhënë.

shyqyri-rreli

Me Kombëtaren ish-trajneri ka arritur disa suksese të rëndësishme, duke fituar dy tituj Ballkanikë me të rinjtë, ndërkohë ka renditur mes më të mirave Shqipërinë U-21 në Europianin e 1984.

Kush ishte Shyqyri Rreli?
Datëlindja: 18.05.1930
Vendlindja: Tiranë
Roli në fushë: Mbrojtës
Numri i fanellës: 3
Karriera si futbollist
Erzeni, sezoni 1948-1949. Tirana (Puna), sezoni 1949-1951. Dinamo, sezoni 1952-1962.
Gola të shënuar 1 (Flamurtari-Dinamo 1-2, vitin 1953).
Trofetë e fituara 4 tituj kampion dhe 4 Kupa të Shqipërisë (Dinamo).
Pjesëtar i ekipit kombëtar 1955-1958 (kur trajner ka qenë Adem Karapici, më pas Loro Boriçi dhe Andrea Lukshinov).
Karriera si trajner
Trajner-futbollist me ekipin e moshave Petro Nini Luarasi, në vitin 1961. Mësues i edukimit fizik. Trajner i klasave sportive. Pedagog i Mjeshtërisë së Lartë Sportive. Trajner-Pedagog me ekipin e Shkëndijës, fillimisht me të rinjtë në kategorinë e dytë dhe më pas në të parën. Trajner i Tiranës nga viti 1987-1990. Trajner dhe drejtor teknik i ekipit të sapoformuar, Albanët nga 1994-1998, duke dalë në vendin e dytë, në kategorinë e dytë. Konsulent dhe më pas trajner i Teutës në vitin 1993.

Trajner i Shkumbinit për disa muaj në vitin 1996.
Trofetë e fituara si trajner 2 tituj kampion me Tiranën.
Trajner i ekipit Shpresa 1972-1982 (2 herë kampion ballkanik).
Trajner i ekipit kombëtar 1982-1990.

 

Shyqyri Rreli do të mbahet mend si trajneri i kastës së shkëlqyer të futbollistëve si Arben Minga, Shkëlqim Muça, Mirel Josa, Perlat Musta, Sulejman Demollari, Agustin Kola etj, të cilët formonin një ekip yjesh, për ta pasur zili. Por fatkeqësisht në atë kohë zhvilloheshin shumë pak takime ndërkombëtare.

Related posts

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Interi gati katër goditje në merkaton e dimrit, ja emrat

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Juventus pranë goditjes në sulm, diskutohet formula e mundshme

Delo.autor

ZYRTARE/ Andre Silva largohet nga Eintraht Franfurt pas dy sezonesh. Sulmuesi transferohet tek rivalët…

Delo.autor

Leave a Comment