Futboll Sport

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ QARABAG/ Trajneri Lerda: Kemi nxjerrë konkluzione pozitive, jemi…

Partizani luan këtë mesjavë ndeshjen e kthimit ndaj Karabakut dhe barazimi pa gola në “Selman Stërmasi”, ka lënë gjithçka të hapur. Sot, para mediave ka dalë trajneri i të kuqve, Franko Lerda i cili u shpreh se e ka parë sërish ndeshjen e kaluar dhe ka nxjerrë shumë konkluzione pozitive. Ai pranoi se besimi në skuadër është për një kualifikim dhe se ekipi ndihet gati për këtë ndeshje.

“Jemi gati. Të hënën kemi edhe një seancë stërvitore përpara se të nisemi për Baku, por mund të them se deri tani gjërat po shkojnë mbarë. E kemi riparë ndeshjen e parë, kemi parë me vëmendje aksionet që na interesojnë, si kur nuk e kishim topin ashtu edhe kur ishim ne në zotërim. Kemi nxjerrë konkluzione pozitive, jemi besimplotë. Atje na pret një ndeshje në kompleks e vështirë, por ne do të luajmë shanset tona. Kemi ende tre ditë kohë. Do të shohim lojtarët që do të jenë më në formë. Loja jonë është që të mbrohemi kur e kanë topin kundërshtarët dhe të sulmojmë kur e kemi vetë. Është edhe mundësia, ndaj duhet të jemi gati edhe nëse do të vijë çështja te penalltitë.

Besoni te kualifikimi? Ne kemi besim. E madhe apo jo do ta shohim më pas. Luajmë ndaj një skuadre me një buxhet prej 25 milionë eurosh. Një ekip që është kualifikuar në fazën e grupeve rregullisht, ndaj e dimë se çfarë skuadre është. Por në futboll mund të ndodhë çdo gjë.

Gjendja ekipit? Jam shumë i kënaqur me ekipin, por qartësisht kemi ende nevojë të përmirësohemi. Lojtarët e ardhur së fundmi nuk janë ende të gatshëm dhe kur të jenë do të na japin një ndihmesë më të madhe”, tha Lerda.

Related posts

Formacionet zyrtare: Leganes – Real Madrid

Q.Autor

Dele Alli, ylli i radhës i super skuadrës së Raiola-s

Q.Autor

E PABESUESHME/ Fluturoi në Argjentinë me avionin privat të “Pleshtit”, Dybala zyrtarisht nuk luan dy ndeshje

Delo.autor

Leave a Comment