Futboll Premier League Sport

NUK NJE HUMBJE NË 33 NDESHJE/ Skuadra e njohur angleze piketon një femër si trajnere

Një lajm tepër interesant është duke qarkulluar në mediat britanike. Bëhet fjalë për trajneren Ema Hejesin, që aktualisht drejton ekipin e femrave të Çelsit.

Ajo mund të futet në histori, duke u bërë trajnerja e parë femër një kampionat në futbollin e meshkujve në Angli. Sipas “Express”, skuadra e Uimbëlldon, që militon në Ligën e Tretë, ka shfaqur interes për Emën, e cila pritet të marrë drejtimin e kësaj skuadre pas largimit të trajnerit Glin Hodges.

Nën drejtimin e ekipit të femrave të Çelsit, Hejesin, nuk njeh humbje në 33 ndeshje, teksa fitoi titullin sezonin e kaluar pa asnjë humbje.

Emërimi i saj si trajnerë në një skuadër meshkujsh, do të ishte një moment historik në botën e futbollit, që do t’i jepte fund kësaj tabuje.

Related posts

INTER-TORINO/ Pas një kundërsulmi të “Zikaltërve”, Dumfries ndëshkon “Torinezët” (VIDEO)

Delo.autor

PARA SHKARKIMIT/ Mbrojtësi kundër Solarit: Isco, një nga më të rëndësishmit te Real Madridi

Delo.autor

KËRKON NJË “STREHË” TË RE/ Nuk është Interi dhe PSV, zbulohet se ku do të transferohet Robben

Delo.autor

Leave a Comment